Policia e Tiranës dhe ajo e Shkodrës kanë finalizuar me sukses një operacion, ku është goditur një grup i strukturuar kriminal, i cili përmes falsifikimit të dokumentave mundësonte emigrimin e personave jashtë vendit,
Operacioni i koduar “Emigracioni i Paligjshëm” u krye nga Sektori për Trafikun e Paligjshëm, në Drejtorinë për Narkotikët dhe Trafiqet, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, në bashkëpunim me, Drejtorinë e Forcës së Posaçme, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Seksionet për Trafikun e Paligjshëm në Drejtoritë e Policive të Qarqeve Tiranë dhe Shkodër, si dhe në koordinim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një hetimi proaktiv disa mujor.
Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit e mëposhtëm, për kryerjen e veprave penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 298 dhe 333/a të Kodit Penal të RSH;
Bajram .M. XHAJA, 58 vjeç, banues në Tiranë.
Kujtim .A. EMIRI, 59 vjeç, banues në Tiranë, i i dënuar më parë ne vitin 2008, për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave si dhe prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve.
Xhelil .Sh. ALLA, 43 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.
Sofije . M. PEPAJ, 50 vjeç, lindur dhe banuese në Shkodër.
Mihal .V. Gjoka, 56 vjeç, banues në Tiranë.
Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë zbuluar dy laboratorë falsifikimi dokumentash
Shtetasit e lartpërmendur në bashkëpunim me njëri- tjetrin rekrutonin njerëz që ishin të interesuar të largoheshin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe, SHBA-ve dhe Kanadasë, kundrejt shumave të parave që varionin nga 5000 Euro për në vendet e BE-së dhe nga 20.000 dollarë për në vendet SHBA dhe Kanada.
Ata pasi i pajisnin me dokumentacion të falsifikuar kryesisht italiane personat e interesuar, i instruktonin se si duhet të silleshin në aeroportet e huaja dhe i orientonin me anë të telefonit.
Personat e interesuar për të kaluar kufirin në dalje nga Shqipëria përdornin pasaportë biometrike dhe në aeroportet e huaja përdornin pasaportat e falsifikuara me të cilat ishin pajisur nga grupi kriminal.
Njëri laborator u gjet dhe u sekuestrua në banesën e shtetasit Kujtim EMIRI, ndërsa laboratory i dytë u gjet dhe ue sekuestrua në banesën e shtetasit Xhelil ALLA.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprime të mëtejshme./j.h
keto dekumente fallco munde te kapen ne cdo pike kalimi po te jene punonjesit te ndergjegjshem per punen qe i eshte besuar qe te kerkosh liri nuk eshte gabim po qe te jetosh ne nje vend te qelbur si bagetit apo ne kampet e nazizmit nuk ka luptim mire per neve e patem po per femijet per brezat smundem ti leme nen ket thunderr se iku koha e protestave e revulucioneve per liri njeriu jeton aty ku ka shkoll shtet ligj e shendetesi punen e ndertojme vete.