Shkeljet, IQT bllon 13 pika karburanti

30 Prill 2015, 17:18Kronika TEMA

Inspektoriati Qendror Teknik bllokon 13 pika karburanti të tregëtimit në vend për shkeje.

IQT bën me dije se bllokimi i subjekteve të tregëtimit të hidrokarbureve është bërë, për mungesë dokumentacioni nga ana e tyre.

Sipas Inpektoriatit, bllokim i i 13 karburanteve është për periudhën mars 2015.

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë sot për mediat bëri të ditur “fillimin e operacionit shumëpërmasor kundër të gjitha formave të grabitjeve dhe të mashtrimeve me konsumatorët shqiptarë në sektorin e naftës”.

Kreu i Ekzekutivit tha ndër të tjera se “është përcaktuar edhe mënyra se si do të shkëmbehet në kohë reale informacioni mes gjithë institucioneve, si do të njoftohen në kohë reale shkeljet e konstatuara, si do të bëhet raportimi në kohë reale dhe si, në instancë të fundit, pikat e kontaktit që koordinojnë gjithë këtë operacion në çdo institucion dhe janë nivelet më të larta institucionale, nën drejtimin e Ministrit të Ekonomisë dhe Ministrit të Energjisë, do të japin në kohë reale udhëzimet për veprime”.

4 komente në “Shkeljet, IQT bllon 13 pika karburanti”

  1. usa says:

    Per Gulf-in e Olsi Rames ndonje koment?

  2. Erjona says:

    Qeveria po ben cdo perpjekje per ti vene gjerat ne vendin e duhur dhe kjo eshte nje arritje per tu lavderuar.

    1. rrem vogli jr. says:

      e duhur per popullin dhe vendin apo si Saliu per veten e vet..

  3. arber1468 says:

    Ta dimë që nëse është I Olsi Ramë ky Gulf të mos marrim ato karburant pasi duke paturpshme njoftoi cilësia dhe sasia do jenë me hile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje