Policia ka arrestuar 3 të rinj dhe dy të tjerë ka shpallur në kërkim, pasi ditën e djeshme 28 prill kanë hyrë në ambientet e komisaritetit duke thyer xhamat e derës kryesore të komisariatit dhe kanë ushtruar dhunë.
Policia ka ndaluar Mario Koruni 24 vjeç, Robert Bërdëllima 33 vjeç dhe Margil Tocilla 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim e shtetasëve: R. B. dhe A. J, banues në Gramsh.
Sipas policisë, Mario Koruni, që drejtonte mjetin tip “Pezho” me targa AA 491 CJ, është kapur duke xhiruar gomat, dhe nuk i është bindur fillimisht urdhërit të policisë për të ndaluar.
Por, pas ndalimit nga ana e policisë të Maroi Korunit, në ambjentet e jashtme të Komisariatit të Policisë kanë ardhur shokët e tij, Robert Bërdëllima, Margil Tocilla, R.B dhe A.J, të cilët kanë debatuar e më pas kanë fyer dhe nuk u janë bindur urdhrave të punonjësit të policisë, si dhe kanë ushtruar dhunë në hyrje të komisariatit duke dëmtuar e thyer xhamin e derës kryesore.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të tjera të policisë ka bërë të mundur shoqërimin në dhomat e shoqërimit të dy prej shtetasve të mësipërm ku në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë dhe arrestimi i tyre në flagrancë.
Ndërsa shtetasit R.B e A.J, kanë mundur të largohen por janë shpallur në kërkim , ku po punohet për kapjen e tyre.
Duhet pushuar nga puna shefi i komisariatit,cfare rendi ju siguron qytetareve nese i thyejne” shtepine” e tij.
Titull pa lidhje.Shkaterrojne?! Demtojne po
Bravo cuna
Kur ju ikin nga duart mu tek dera e komisariatit, imagjino me tej se cfare behet.
O Tema, me te kujdwsshem ne titujt e artikujve. Shkaterim i komisariatit dhe thyerja e xhamave te deres kryesore nuk kane fare ngjashmeri dhe jane shume larg njera tjetres.