Kakavijë/Ndalohen 60 klandestinë nga Siria, Sudani dhe Eritrea

27 Prill 2015, 12:01Kronika TEMA

Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka ndaluar 60 shtetas të huaj në Kakavijë të cilët kishin hyrë ilegalisht në brendësi të territorit shqiptar.

Sipas burimeve policore mësohet se ndalimi i tyre u bë rreth orës 22:30 të ditës së djeshme në vendin e quajtur fushat e fshatit Radat.

Të ndaluarit rezultuan me shtetësi nga Siria 44 persona, Sudani 8 persona dhe Eritrea po 8 persona. Mes tyre ishin dhe 7 gra dhe 2 fëmijë, të cilët kanë hynë në territorin shqiptar në mënyrë ilegale nëpërmjet kufirit jeshil me shtetin grek, me destinacion Malin e Zi e më pas një nga vendet e BE-së.

Shtetasit u transportuan për në ambientet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë për t’u zbatuar procedurat nga Sektori i Migracionit, për të ekzkekutuar rikthimin e tyre vullnetar. /gj.k/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje