Xibraka/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ermal Hoxhës për liri

27 Prill 2015, 11:24Kronika TEMA

Gjykata e Lartë ka rrefuzuar kërkesën e Ermal Hoxhës, nipit të diktatorit Enver Hoxha për të fituar lirinë.

Rekursi u rrefuzua 4 muaj pas operacionit “Xibraka” ku u zbulua dhe sekuestrua një laborator kokaine.

Kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë u bë në Gjykatën e Lartë nga i pandehuri në datë 24 shkurt. Në datë 2 prill Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e Hoxhes me argumentimin se nuk përmbush shkaqet që parashikon neni 423 kodit procedures penale.

Ermal Hoxha sipas këtij vendimi do të qëndrojë në arrest me burg.

Më 5 janar të 2015-ës policia shqiptare së bashku me Prokurorinë arritën të arrestonin 9 persona, mes tyre dhe Ermal Hoxhën si dhe sekuestruan rreth 30 kg kokainë në laboratorin e përpunimit të lëndës narkotike në Xibrakë të Elbasanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje