Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Mirditë në vëndin e quajtur “Ura e Repsit”.
Një kamion i ngarkuar me bar është rrëzuar në 40 metra lartësi. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur shoferi i kamionit tip IFA, 27-vjeçari, Fatmir Regji.
Regji ka humbur kontrollin e kamionit që drejtonte, duke përfunduar në humnerë.
Nga aksidenti 27-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit të Rreshenit për mjekim.
Pavarësisht ndërhyrjes së bluzave të bardha, ai nuk ka mundur dot të mbijetojë dhe ka ndërruar ndërruar jetë në spital.
27 vjeçari nuk ka mundur dot të manovrojë dhe të rikthejë kamionin në rrugë, pasi ngarkesa ishte më tepër nga sa duhej.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes për të nisur hetimin për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.
ngushellime familjes sherbimi urgjente transporti jashte loje si gjithmone me skandalozi flase per ndihmen e pare