Fshihej në Pogradec, arrestohet i dënuari me burgim të përjetshëm

24 Prill 2015, 11:13Kronika TEMA

Një person i dënuar me  me burgim të përjetshëm është arrestuar nga policia e Pogradecit në bashkëpunim me repartin special  “RENEA”.

I arrestuari është shtetasi  Gentian Çaka, banues në Elbasan.

Ky person ishte shpallur  në kërkim , pasi:

Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë me shkresën nr 934 datë16.09.2009, ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal nr 44 datë 01.07.2008, të Gjykatës së Shkallës Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar këtë shtetas me “Burgim të përjetshëm” për veprat penale “Rrëmbim personi kryer në  bashkëpunim”, parashikuar nga neni  109, 25 të KoditPenal.

Kapja e këtij personi u bë në  një vilë dykatëshe në Pogradec ku fshihej prej kohësh./j.h

1 komente në “Fshihej në Pogradec, arrestohet i dënuari me burgim të përjetshëm”

  1. arian says:

    Po sal shpellarin dhe gjith foson dje bythlepirsit e tij qe vrane e shkateruan nje popull te tere perse nuk e arestoni dhe denoni apo e keni si profesor qe ju jep leksjone decivilizimi, shkatrimi , vjedhjeje, destabilizimi, egersije, idiotsije etj qe ti zbatoni te perfeksjonuar????Meta me Kokdhimen sipas jush jane persona qe mund te marin vendime per shqiptaret dhe ti urdherojne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje