Shkodër, arrestohet i shpalluri në kërkim. Tentoi të vriste dy pronarë të një lokali

23 Prill 2015, 18:03Kronika TEMA

Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme një person të shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë.

Shtetasi Mirian  .D. Margjokaj, 27 vjeç, banues në Gomsiqe e Re, komuna Velipojë, Shkodër, ishte  dënuar edhe  në vitin 2009 me 2 vjet e gjashtë muaj burg për ”Armëmbajtje pa leje” dhe ”Kanosje”.

Ky person në prill të vitit 2014  ka qëlluar më armë zjarri pistoletë në një lokal në  Lagjen Vasil Shanto në Shkodër,  në drejtim të dy pronarëve dhe të kamarierve  për motive të dobëta .

Ndalimi i tij  u bënë zbatim të  ekzekutimit të urdhërit te dt. 23.04.2015 të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për ndalimin e shtetasit të sipërpërmendur  për veprat penale ”Vrasje në rrethana cilësuese mbetur në tentative”, ”Armembajtje pa leje” dhe ”Plagosje e rëndë me dashje në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79/ë-22, 88/1-25 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Materialet  shtesë në ngarkim të shtetasit Mirian Margjokaj i kaluan për ndjekje të metejshme Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor  Shkodër./j.h

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje