Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pesë personat e arrestuar për gjobvënie ndaj një biznesmeni.
Genc Ferhati dhe 4 personat e tjerë, mes tyre dhe Pajtim Serjani nuk e kanë pranuar akuzën para Gjykatës së Krimeve të Rënda ku është bërë vlerësimi i masës së sigurisë, pasditen e 23 prillit 2015.
Megjithatë Gjykata ka quajtur të vlefshëm arrestimin ndaj 7 të pandehurve të akuzuar për “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie kryer në bashkëpunim
Arrestimi i Genc Shpetim Ferati, Pajtim Xhevair Serjani, Arianit Gezim Luli, Ditmar Dilaver Reçi dhe Klevis Ali Kardashi u krye mbrëmjen e , 21 prillit 2015 ndërsa policia deklaroi se grupi ku merrte pjesë dhe Pajtim Serjani drejtohej nga Genc Ferhati i cili aktualisht po vuan dënimin në burgun e Peqinit i dënuar për vrasje.
Biznesmeni i kërcënuar kishte aktivitetin në Rrugën e Kavajës, ndërsa janë prerë 5 urdhër arreste për 5 anëtarë të grupit si dhe 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Sipas detajeve të policisë grupi drejtohej me Skype nga i dënuari në burgun e Peqinit, Ferhati.
Në bisedat e bëra nga Skype Ferhati e ka kërcënuar me jetë biznesmenin dhe i ka thënë atij do të punojë përjetë me ta dhe do u japë pjesën e tyre të fitimit që ai nxirrte.
“Hera e parë dhe e fundit që të flas. Për firmën e kafes që ke, 40 për qind do i mbash ti, 30 për qind “kinezi” dhe 30 për qind do i mbaj unë me vëllain tim.
Nesër do të marrim në telefon rreth orës 09:00-09:30 dhe do shkojmë të noteri dhe do punosh për në deri sa të vdesësh, i ka thënë Ferhati nëpërmjet Skype.