Ministri i Drejtësisë Nasip Naco ka urdhëruar nisjen e inspektimit të menjëhershëm ndaj gjyqtarit Astrit Shema.
“Referuar kërkesës së Task Forcës “Për verifikimin e ligjshmërisë dhe mënyrës së tjetërsimit të pronave të paluajtshme shtetërore” për procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit Astrit Shema, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Vlorë, Ministri i Drejtësisë z. Nasip Naço ka urdhëruar nisjen einspektimit të menjëhershem të rastit pranë kësaj gjykate.
Nga shqyrtimi i akteve bashkëngjitur kërkesës së kësaj Task Force, rezulton se më herët se Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë kishte vendosur refuzimin e regjistrimit të pronës, me një sipërfaqe prej 29.28 ha, pranë Gjirit të Llamanit, Himarë, për shkak të mungesës së titullit të pronësisë, kur kërkuesi dispononte vetëm një vendim të vërtetimit të faktit juridik të vitit 1998“, thuhet në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Drejtësisë. /gj.k/
Urdhrin e ka dhene Kokedhieri sepse do ti marri vete ato 28 ha. Sic pervetesoi edhe gjithe tokat e tjera te bregdetit duke filluar nga rruget e bardha e deri ne Qeparo. Sigurisht ministri klloun nxjerr urdhrin per hetim te gjyqtarit mbasi biri im i ka premtuar edhe ketij pjesen qe i takon. Morali: nuk u kercet shume per popullin jo o njerez po duan ti marrin vete. E perdorin pushtetin per pasurimin vetjak. Bravo Rilindja shantazhon ne emer te pushtetit.
Cfar pune ben ne bashki o Miri, je postier apo je ne policine bashkiake se vetem te punesuarit e Lulushes komentojne ne kete menyre me amendje dhe pa fakte