“Piratët e natës”, policia shkatërron grupin kriminal. Arrestohen 6 persona, zbardhen 10 vjedhje në Marinzë (FOTO)

21 Prill 2015, 15:07Kronika TEMA
“Piratët e natës”, policia shkatërron grupin

Policia ka kryer një operacion të gjerë të koduar “Piratët e natës” ku ka  goditur një grup që kryente veprimtari kriminale në fushën e  vjedhjeve me armë .

Nga policia janë zbardhur edhe 10 vjedhje të ndodhura në zonën e Marinzës Fier, ku janë arrestuar 6 persona dhe ndërsa 2 të tjerë  ndiqen penalisht  në gjendje të lirë.

Gjatë këtij operacioni policia ka sekuestruar  armë zjarri e municione luftarake , bimë narkotike , e materiale të tjera të vjedhura nga ky grup.

 

Më datën  datë 21.04.2015 në mesditë, Strukturat e  Drejtorisë së Policisë së  Qarkut Fier në bashkpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier,  pas një pune hetimore proaktive  disa mujore kanë finalizuar  operacionin e koduar  “Piratët e natës”.

Si rezulatat i këtij operacioni është bërë e mundur kapaj dhe arrestimi  6 personave.

1. Artur Braçe, 28 vjeç, banues në fshatin Zharrez – Fier,  i dënuar më parë për rrahje me 7 muaj burg. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Arme, në bashkepunim” në dy raste, parashikuar nga nenet 140, 25 dhe 278/5 Kodit Penal.

2.Denis Hajdini, 19 vjeç, banues në fshatin Zharrez – Fier.  Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkëpunim”, në një rast, “Kanosje dhe Armembajtje pa leje”, “Vjedhje në Bashkëpunim” në disa raste, parashikuar nga nenet 140, 25,  278/5 dhe 134/2  Kodit Penal.

3. Kreshnik Braçe, 27 vjeç, banues në fshatin Zharrez – Fier.  Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkepunim”, në dy raste, “Kanosje dhe Armembajtje pa leje” në një rast, “Vjedhje në Bashkëpunim” në disa raste, “Kultivim i bimëve narkotike”,  parashikuar nga nenet 140, 25,  278/5,  134/2 dhe 284 i Kodit Penal.

4. Ilir Rama, 36 vjeç,  banues në fshatin Zharrez – Fier.  Arrestuar për vepren penale të “Vjedhjes me Armë, në bashkëpunim e ngelur ne tentativë”, në një rast, “Vjedhje në Bashkëpunim” në disa raste, parashikuar nga nenet 140, 25,  22,  278/5,  dhe 134/2 i Kodit Penal.

5. Dervish Hyseni, 19 vjeç,  banues ne fshatin Zharrez – Fier. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në Bashkepunim” ne disa raste,  parashikuar nga nenet  134/2  i Kodit Penal.

6. Lavdimir Xhaferri, 34 vjeç,  banues në Velmish Fier. Arrestuar për veprën penale të “Vjedhjes në Bashkëpunim” në disa raste,  parashikuar nga nenet  134/2  i Kodit Penal.

Si dhe ndiqen në gjendje të lirë dy persona:

1. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Verbas-Fier, i vetëpunesuar në një pikë shitje skrapi, i cili hetohet në gjendje të lirë për veprën penale  “Pervetesimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale” parashikuar nga neni 287/b pasi ne disa raste ka blerë sende te vjedhura.

Artan Belulaj, 44 vjeç,  banues në fshatin Zharrez, Komuna  Zharrez,  Fier, i cili hetohet  në gjendje të lirë për veprën penale të “Përvetësimi i parave ose mallrave qe rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale” parashikuar nga neni 287/b, pasi në disa raste ka blerë sende të vjedhura .

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin gjatë periudhës kohore Tetor-2014- Mars-2015 kryesisht në zonën naft mbjatëse Marinëz-Zharrës Fier, kanë kryer një sërë vjedhjesh me armë dhe vjedhje te tjera në dëm të kompanive të naftes Bankers, Albetrol dhe subjekte private.

Nga tërësia e veprimeve hetimore është bërë e mundur që të dokumentohen dhe të provohen në 10 raste ngjarje të kryera më pare.

 

 1- Vjedhje me armë e mbetur në tentative e ndodhur ne date 20.04.2015 në puset e naftës në Marinez, Fier më dëm të kompanisë Bankers .

2- Vjedhje me armë e ndodhur më datë 16.12.2014 në puset e Naftës Marinës në dëm të kompanis Bankers .

3- Kanosje dhe armembajtje pa leje e ndodhur më datën 22.01.2015 në puset e Naftës Marinës në dëm të kompanis Bankers .

4- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur ne dt.08.03.2015, në puset e naftës Zharrës të Kompnais Bankers është vjedhur kabell elektrik në dëm të kompanis Bankers .

5- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur ne date 09.03.2015  në puset e Naftës Zharrez ku është vjedhur një sasi vaji në dëm të kompanisë Bankers .

6- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur më datën 11.03.2015,  në puset e naftës Zharrës në dëm të kompanis Alpetrol ku është vjedhur një sasi vaji dhe kabelli .

7- Vjedhje në bashkëpunim e ndodhur më datën 14.03.2015, në linjën ajirore të tensionit në dëm të kompnaisë Bankers ku është vjedhur nje sasi teli .

8-  Vjedhje e kryer në bashkëpunim e ndodhur më datën 16.03.2015 në puset e naftës Marinës në dëm të kompanisë Bankers ku është vjedhur një sasi vaji .

9- vjedhje e kryer në bashkëpunim më datën 18.03.2015 në puset e naftës Zharres në dëm të kompanisë Bankers ku është vjedhur një sasi kabelli elektrik .

10- Vjedhje e kryer në bashkëpunim më datë06.04.2015 në dëm të shtetasit A.N, ku i janë vjedhur një sasi e konsiderushme bojrash dhe sendesh te tjera.

 

Në funksion të procedimeve penale të lartpermendura është bërë e mundur sekuetrimi në cilësinë e provës materiale :

1 armë zjarri model 56 tip kallashnikov ,14 fishek luftarak, 2 gëzhoja model 56.

9 bimë narkotike të dyshuara të llojit Canabis Sativa.

21 fuçi të mbushura me vaj lubrifikant me nje total 40.000 litra.

150 kg tel bakri.

120 kg boje plastike Alpin

1 automjet Benc Mercedes fugon me targë AA341DE  fugon,

1 automjet Passat me targë  AA 077AK.

Veshmbathje kamuflamshi të përdoruar gjatë vjedhjeve.

6 aparate telefonash, si dhe vegla pune dhe sende të tjera të vjedhura me parë.

 

Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesore Fier për veprime të mëtejshme.

1 komente në ““Piratët e natës”, policia shkatërron grupin kriminal. Arrestohen 6 persona, zbardhen 10 vjedhje në Marinzë (FOTO)”

  1. sherifi says:

    Keta qenkan hajdut profesionista.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje