Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë ka gjobitur me 100 mijë lekë 28 funksionarë publikë pasi nuk kanë deklaruar pasurinë.
Në një njoftim të ILDKPKI thuhet se “nga verifikimi paraprak evidentoi 28 deklarues, të cilët nuk kanë përmbushur këtë detyrim ligjor. Për rrjedhojë, ndaj këtyre subjekteve deklarues, shkelës të detyrimit për deklarim pasurie, Inspektori i Përgjithshëm ka aplikuar masën administrative me “gjobë” në vlerën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
Mes zyrtarëve të gjobitur janë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, 5 zyrtarë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave .
ILDKPKI u bën thirrje subjekteve që nuk kanë kryer në kohë deklarimin e pasurisë për ta përmbushur atë pa vonesë, pasi mosdeklarimi apo refuzimi për të deklaruar interesat private sjell humbje të funksionit publik dhe ndjekje penale, në përputhje me nenin 257/a të Kodit Penal.
Këto masa do të zbatohen nga ILDKPKI për të gjithë subjektet që vazhdojnë të jenë në shkelje të ligjit duke refuzuar deklarimin e interesave private. /gj.k/