Azilkërkuesit/ Totozani: Qytetarët mos të bien pre e mashtrimeve

20 Prill 2015, 12:05Kronika TEMA

Mos bini pre e mashtrimeve”.

Ky është apeli që Avokati i Popullit Igli Totozani i drejtoi qytetarëve shqiptarë që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian.

Përmes një njoftimi për shtyp, Totozani shprehet i shqetësuar për situatën e krijuar në vend, lidhur me largimin e qytetarëve nga vendi me qëllim kërkimin e azilit.

“Prej më shumë se një viti Avokati i Popullit po ndjek me shqetësim të madh largimin e qytetarëve nga vendi. Këtë shqetësim Avokati i Popullit e ka ndarë me Parlamentin dhe qytetarët qysh një vit më parë, nëpërmjet një raporti të posaçëm ku analizohen me përgjegjësi shifrat dhe shkaqet e këtij fenomeni që po merr përmasa alarmante sot”, theksohet në njoftim.

“Avokati i Popullit nxit autoritetet shtetërore ta trajtojnë me shumë kujdes, përgjegjshmëri dhe humanizëm këtë fenomen për të kuptuar shkaqet reale social-ekonomike që shtyjnë në këtë lëvizje masive.

Njëkohësisht, Avokati i Popullit i bëj thirrje qytetarëve që të mos bien pre e atyre që përfitojnë në mënyrë të paskrupullt duke mashtruar shqiptarët për mundësi azili në vendet perëndimore, mundësi të cilat sikundër është përmendur nga ambasadorët e vendeve perëndimore, nuk ekzistojnë”, thuhet në deklaratën e AP-së. /gj.k/

1 komente në “Azilkërkuesit/ Totozani: Qytetarët mos të bien pre e mashtrimeve”

  1. .... says:

    Vetem ata qe dine ta kerkojne Azlin politik e fitojne. Shqiperia vazhdon te jete 1 laborator ekperimental………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje