Arrestohen në flagrancë 12 persona, sekuestrohen 2 armë zjarri

18 Prill 2015, 18:49Kronika TEMA

Nga Strukturat e Policisë së Shtetit për Hetimin e Krimit janë arrestuar në flagrancë 8 persona për vepra të ndryshme penale, si dhe 4 persona nga Policia rrugore.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër Shkodër kanë bërë arrestimin në në flagrance të shtetasi Petrit Mlloja 42 vjeç, banues në lagjen Bahçallëk, sepse ka plagosur rëndë me një mjet të mprehtë që dyshohet thikë, shtetasin S.V, vjeç 46, banues në Shkodër, i cili pas mjekimit në urgjencën e spitalit, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Gjirokastër kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. Malo, 47 vjeç , banues në Gjirokastër pasi, ka kundërshtuar me dhunë punonjësin e policisë së rendit publik.

Nga ana e Specialiastëve për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Maksim Baçi, 24 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit në banesë, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pushkë me 20 fishekë pa leje.

Specialistët e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat , kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasëve: Edi Lleshi 25 vjeç e Nikoll Tusha 24 vjeç, banues në fshatin Bazë e Stojan, sepse gjatë natës, në bashkëpunim, kanë vjedhur 1 kasetofon e 1 bateri, në mjetin në pronësi të shtetasit A.GJ,
Nga Specialistët për krimet në Komisariatin e Policisë Sarandë u ndalua shtetasi Ibrahim Duda, 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datën 16.04.2015, gjatë natës, lagjen nr. 4, ka vjedhur kasetofonin e mjetit tip “Benz, pronë e shtetasit B.K.

Nga Specialistët e Seksionit kundër krimeve ndaj personit në Drejtorinë e Polcisië së Qarkuit Durrës, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
Andi Simoni 25 vjeç dhe Justin Doda, 32 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, Shijak, sepse në orën 03.00, në fshatin Katund Sukth, kanë plagosur me automatik shtetasin J.V 29 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth, i cili ndodhet në spitalin Rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan 4 gëzhoja model 56, kalibër 7.62 mm, një automatik model 56 me nr. 1206301, një krehër me 26 fishekë dhe në mjetin e tij me targë AA 286 JV u gjetën 6 fishekë model 56, kalibër 7.62 mm.

Njëkohësisht nga Efektivat e Policisë Rrugore në gjithë vendin janë arrestuar në flagrancë 4 drejtues automjetesh:

Specialistët e Policisë Rrugore Tiranë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Dorian Kajtazi, 28 vjeç, banues në Tiranë, sepse në orën 05.00, te ish Ekspozita , u kap duke drejtuar nën efektin e alkolit mjetin tip “Smart”.

Nga ana e Specialistëve të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Fier u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Qemal Kapaj, 61 vjeç, banues në Ballsh, pasi në rrugën Fier-Ballsh, në Patos fshat, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, me targë AA 144 DT, ka aksidentuar fëmijën Q.B, 3 vjeçe, banuese në Patos fshat, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Specialistëve të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Fier , u arrestua në flagrancë shtetasi Vamir Greku, 24 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Vogël pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”.

Nga ana e Specialistëve të Policisë Rrugore në Komisariatin e Policisë Lezhë, u arrestua në flagrancë shtetasi Ervis Lekaj, vjeç 28, banues në Ishull Lezhë, pasi te “Kryqëzimi i Shëngjinit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Dayang”, pa targë.

4 komente në “Arrestohen në flagrancë 12 persona, sekuestrohen 2 armë zjarri”

  1. tfgs says:

    Alarmante,nje ne tre shqipfoles eshte kriminel……………

    1. vlora1912 says:

      Ha mut ha se te ben mire.

  2. sherifi says:

    Urime dhe pergezime,punonjesve te policise se shtetit.

  3. Zig Zag Man says:

    Ushtria Serbe ben pune vetem..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje