Ekspertët e kriminalistikës nuk kanë mundur dot të ekzaminojnë plotësisht kompjuterin e deputetit Tom Doshi.
Kompjuteri personal dhe nje hardisk i jashtëm i tij, nuk janë ekzaminuar dot, duke nxjerrë kështu përfundimin se nuk ka video ku Tom Doshi nën kërcënimin e armës i ka marrë dëshminë Durim Bamit, që të pohonte kundër dëshirës së tij se ai ishte personi i paguar për të kryer vrasjen e tij dhe të deputetit tjetër Mhill Fufi.
Nga ekspertiza pritej të konfirmohej dyshimi i hedhur nga i pandehuri Bami se deputeti kishte një video ku e ka kërcënuar atë me jetë pë dëshminë e rreme.
Përgjigjia e ekspertizës së kompjuterit të deputetit Tom Doshi ka mbërritur sot në Prokurorinë e Përgjithshme.
Deputeti Doshi aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, pasi Prokuroria ngriti ndaj tij akuzën për kallëzim të rremë dhe kanosje me armë./j.h