Tahiri prezanton drejtorin e ri të Policisë së Shtetit

16 Prill 2015, 13:32Kronika TEMA

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Ceremonia u zhvillua paraditen e sotme në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ishin të pranishëm drejtuesit kryesore të policisë në vend.

Haki Çako u emërua në këtë detyrë një ditë më parë, me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ai ka një karrierë të gjatë në Policinë e Shtetit.

Së fundmi, ka drejtuar Policinë e Qarkut të Gjirokastrës dhe më pas ishte zv/drejtor i Përgjithshëm për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda.

2 komente në “Tahiri prezanton drejtorin e ri të Policisë së Shtetit”

  1. Anita Zhoga says:

    SHUME URIME , PUNE TE MBARE !!!!

  2. KotNasiKoti says:

    Po formohet Byroja Politike e PPSH nga pasardhesit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje