Prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi ka mbledhur përfaqësuesit vendorë të Qarkut për të diskutuar rreth problematikës së kultivimit të bimëve narkotike.
Në takim përveç përfaqësuesit të komunës së Farkës kanë qenë përfaqësues nga të gjitha Bashkitë dhe komunat e Qarkut të Tiranës.
Gjithashtu në takim kanë marrë pjesë edhe drejtues të policisë, po edhe drejtues të arsimit në qarkun e Tiranës.
Prefekti Vorpsi ka konstatuar se problematike në këtë qark janë komunat Zall Bastar, Dajt, Shëngjergj, Zall Herr dhe Golem.
Sipas tij Mbjellja e bimëve narkotikëve mohon shtetin e së drejtës dhe ekonominë.
“Mbjellja e bimëve narkotikëve mohon shtetin e së drejtës dhe ekonominë. Njësitë vendore më rëndësi në luftën ndaj bimëve narkotike. Problematike komunat Zall Bastar, Dajt, Shëngjergj, Zall Herr dhe Golem”, tha Prefekti i Tiranës.
Ndërkohë Drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Cipa ka deklaruar se gjatë 2014-s është ushtruar kontroll dhe monitorim nga ajri për të gjithë zonën, duke evidentuar kështu edhe zonat problematike.
Sipas tij, për vitin 2015, do të forcohet hetimi në mënyrë që parandalohet mbjellja e bimëve narkotike. Por gjithashtu ai shtoi se do të bëhen fushata sensibilizuese në institucionet arsimore.
“Në vitin 2014, kontroll mbi gjithë territorin. Kemi përdorur edhe monitorim nga ajri. Problematike Dajti, Zallbastar, Golem dhe disa komuna të tjera të qarkut Tiranë. Për vitin 2015 do të forcojmë hetimin për të parandaluar mbllelljen. Në institucionet arsimore do të behën fushata sensibilizuese”, tha Cipa. /gj.k/