Varfëria, nëna e 4 fëmijëve vetëvaret në kasollen e bagëtive

13 Prill 2015, 09:13Kronika TEMA

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat.

Mësohet se një 47-vjeçare me inicialet Sh.T, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Viktima nga fshati Dodovec është ngritur rreth orës 03:30 nga shtrati dhe me një litar në dorë, është drejtuar për nga kasollja e bagëtive.

Ajo e ka lidhur litarin në trarin e kasolles, ndërsa për këtë gjë ka përdorur një stol të vogël.

Viktima është gjetur nga familjarët pak orë më vonë.

Banorët e zonës thonë se shkak për këtë mund të jetë varfëria e thellë në të cilën jetonte gruaja.

Ndërkohë, së fundmi 47-vjeçarja, e cila është nënë e katër fëmijëve, vuante edhe nga depresioni, por nuk kishte para të kurohej./b.l

21 komente në “Varfëria, nëna e 4 fëmijëve vetëvaret në kasollen e bagëtive”

  1. verdi says:

    Kjo esht kob,mereni kte grua te mjer qe la ne meshir te fatit kta femij dhe vendoseni tek parlamenti SHQIPTAR dhe ti bejn homazhe politikanet e kti vendi dhe te ter ata qe e kan vjedhur dhe xhvatur kte popull se kjo vdekje makaber esht futi i punes tyre,hiqini shtatoret e hajdutve nga qendra TIRANES dhe vini ne vendte tyre kte shtatore mjerimi se ndoshta duke par ate çdo dit ne bulevard i kthehet sadopak ndergjegjia njerzore njerezve te pa shpirt te politikes dhe te biznesit qe esht krijuar duke mar jeten e ktyre njerezve te katandisur si ne kohen e MIGJENIT,ti prehet shpirti ne paqe ksaj gruaje te mjer dhe mjer vgoglushet qe shpresen e tyre te vetme panvarsisht nga fukaralliku tejskashem e shikonin ne syt e nenes tyre qe duke filluar qe sot do i mbeten vetem ne kujtes.

    1. amin says:

      Fjale me vend. nuk e di si do i veje halli. vetem te mendosh se vetevrasja eshte zgjidhja e fundit per fukarane e te drejtin.

  2. Sapa says:

    E VRAU POLITIKA SHQIPTARE!

  3. informator says:

    Si kjo nene Shqipetare ka me mijra ne Shqiperi ,qe vuajne per buke ,po nuk varen te gjitha .Rama ne radhe te pare duhet ti siguroj popullit buken ,si detyre nr 1 qe ka shteti dhe pastaj te kerkoj ketyre fakirave leke per energjine .

  4. Hem... says:

    ne ate kohe nuk vriste njeri veten pavaresisht se jeta kishte veshtiresite e saj. Gjithmone kishte shprese dhe shoqeria nuk e braktiste sikurse ndodh rendom sot ku secili eshte o Mete per vete. Prandaj me se paku te kthejme ate standart social te dikurshem ku kushdo e kishte nje pune (sot te pakten asistence dinjitoze sociale) dhe i garantohej nje minimum jetik ne strehim, shkollim normal etj. Boll me retorikat antikomuniste nderkohe qe e kemi bere vendin sa te gjithe te mendojne per emigrim. Pas 25 vjeteve nuk mund te fajsohet me monizmi dhe keta njerez ne mjerim nuk duan te dine se jemi vend kandidat per ne BE apo jemi ne NATO.

  5. Tony says:

    Asnje nga politika nuk merr pergjegjesi per kete grua fatkeqe qe kto politikane e quan ne vetevrasje. Dhemshuri per femijet e gjore. Turp. Kete vetevrasje ta keni ne ndergjegjen tuaj te degeneruar politikane.

  6. njeri says:

    Ky krim eshte frut i politikes shqiptare dhe ne qe i perkrahim keta plehra, ku jane keta militante injorante qe spo komentojne per edvinra e salira! Aty duhet revolucion mendor per tu zgjuar njerzit dhe per kete edhe ju mediat e shkruara dhe elektronike kini faj! Ku je Mero Baze, pse nuk shkruan per keto krime, biles vendos edhe nje karikature si ato te çarli hebdo dhe pershkruaj skamien e ketij vendi edhe njeher si ne kohen kur e pershkruante i madhi Migjeni!

  7. kasemi says:

    Politika shqiptare vret perseri, ligjvenesit e ketij vendi duhet te kthejne koken nga populli se u qelbet nga xhepat..

  8. cv says:

    Rama mendon vetem per zbatim ligji .LIGJI I SIGURIMIT TE BUKES KU ESHTE ??

  9. Montreal says:

    Ato qe shkruanin mesazhe me perpara ishin njerez te paguar qe benin propagande!!!sa per mero bazen i intereson me shume (rasti bode dhe rreziku nga opozita) ti lepije sumen partise ne pushtet!!!ju prehte shpirti ne paqe!!!

  10. ec daku says:

    Kto të shofi Ben Blushi. …hallet e popullit

  11. AM says:

    Kemi trefishuar asistencen, thote min Velia, e beme 8 800 lek. Nje shtet qe nuk ju siguron minimumin e jeteses qytetareve duhet t’iu kompesohe, dritat, ujin,ngrohjen ,ilacet ,ushqimin.

  12. gjergji says:

    Mazhorance e poshter,smund te jete ndryshe sepse ne krye prijne Rama e Meta.Opozite e diskredituar ,akoma meret se si te mbuloje kasaphanen 8 vjeçare qe I beri shqiptarve.Populli keq eme keq.Mjer ato qe skane se si te rrotullohen.Per mua zgjidhja leket e energjise qe prodhohet nga hidroçentralet e E. Hoxhes ,popullit asistence .

  13. lili says:

    Ministri i mireqenies sociale i gezohet ketij lajmi?
    Pse nuk Kane asnje ndihme keto rast o minister qe shetit kot ne per bote,Duke shpenzuar kot ate pak budget qe ka kunder varferise!

  14. LORA says:

    Cfare i kushton me shume shtetit shqiptar,
    1-te jape mbeshtetje ekonomike te mjaftueshme per shteresat vunerable,per mbijetesen e tyre ne ate strehezen me Nenen qe I ngroh me dashuri??????????Nje nene e braktisur nga cdo lloj kujdesi shteteror dhe human patjeter do te bjere ne depresion(sado e forte te jete)dhe ne pamundesi per te bere detyren e nenes do t’i jape vetes fund.Ky kob eshte fruit I vetem I krim-qeverisjeve te pas-nentedhjetes.
    2-apo t’i lere femijet te traumatizuar perjete, pa nene,ne rrugen e madhe,si kontigjentin me te pershtatshem per t’u perdorur nga krimi i organizuar?????????
    Ndaj te njetin apel dhe revolte me komentuesin ”verdi”.

  15. Likja says:

    Ky popull eshte ne mjerim te plote. Jane me mijra familje qe vuajne per buken egojes, jane me mijra nena e baballare qe nuk i bejne dote balle jets per te mundesuar mbijetesen. Ja, trupi i asaj gruaje te mjere ne litar ne kasollen e bagetive, eshte fytyra e vertete e ketij shteti, eshte shpirti i sterre i zi i politikaneve, te cilet ne vend qe te mendojne per hallet e njerezve, u hakerrehen Doshve dhe Kodoshve, merren me zgerdhitjet e Ilir Metes dhe me shpirtin gangster te Edi Rames.

  16. br.a.ho says:

    Krim politik, i politikaneve kriminel

  17. besim says:

    mjer kush eshte fukara sot. Mjer kush eshte pa pune.mjer kush ka borxhe e kredi. Mjer kush nuk ka te ardhura per te paguar drita e uje. Politikaneve as qe u behet vone se shume e shume familje vuajne per buken e gojes. Prandaj mos u genjeni nga fjalet e tyre,por te gjithe se bashku te behemi bllok kunder kesaj jete mizerje.

  18. Llazar says:

    na cate trapin politikan politikan politikan po ky eshte populli shqiptar mos na i solli njeri keta politikan te tere ju qe komentoni po te ishit ne rolin e politikaneve do te silleshit si ata perndryshe per mentalitetin shqiptar do ishit budallenj

  19. padrino says:

    Keqardhje për këtë grua dhe fëmijët e saj, u preka nga ky lajm. E o mero kjo është shkërdhatokracia që ka 25vjet që është instaluar në Shqipëri .

  20. edo says:

    Mirembrema te gjitheve. Disa here kam lexuar artikuj mbi familje te skamura dhe here here kam derguar nga 50 euro per to, por ky lajm me ka prekur dhe tronditur shume. Nuk paragjykoj dot veprimin ekstrem te kesaj nene, por mendoj se eshte e papranueshme qe hallexhinjte e ndershem nuk kane as buke per femijet dhe pasuria e vendit te tyre te zhvatet nga njerez te pamoralshem. Jam i trishtuar dhe shume i revoltuar. Sa familje mund te kete Shqiperia ne keto kushte? A ka ndonje plan masash shteti shqiptar per te zbutur kete gjendje varferie? A ka pergjegjes per keto ngjarje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje