Kurbin/ Përplasje me armë pas një sherri, 3 të plagosur

11 Prill 2015, 15:23Kronika TEMA

Tre persona mësohet se kanë mbetur të palgosur pas një përplasje me armë në Kurbin.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gorre të Kurbinit pas një konflikti mes tre shtetasve.

Të plagosurit janë identifikuar si Ardit Zela, 20 vjeç, Agim Zela, 50 vjeç dhe Besnik Vata, 55 vjeç.

Të plagosurit janë dërguar  janë dërguar në Spital Ushtarak, ndërsa policia po punon për zbardhjen e motiveve të kësaj  ngjarje.

Ndërkohë pak ditë më parë nga një përplasje me armë në një lokal mbetën të vdekur 3 të rinj, pas një sherri për motive të dobëta të nisur në një kazino./j.h

 

5 komente në “Kurbin/ Përplasje me armë pas një sherri, 3 të plagosur”

  1. Tironci says:

    he ne te s’emes vafshin.

  2. aqifi (po i verteti ama) says:

    Perfundimi qe nxjerrim nga ky lajm eshte qe vlonjatet kane me shume nishan (nuk ka lidhje me Bujarin) se sa lacianet…

  3. MEMEDHETARI says:

    Kam dhene mendim (sigurisht ne kete forum) qe Parlamenti te beje nje Ligj shume te forte per personat qe mbajne arme pa leje…
    Duke bere kete Ligj une mendoj se do te kursehen shume jete njerezore…
    Mirepo mesa duket Deputetet e Popullit mendojne se akoma nuk eshte realizuar plotesisht plani i vrasjeve…
    Vertet qe ata jane te sigurte per veten e tyre,por sidoqofte me ben cudi si nuk tremben nga ndonje plumb rikoshet…

    1. Albani says:

      Ke dhene mendimin tend dhe e respektoj,por po te kujtoj qe ne e kemi ligjin qe i denon arme-mbajtesit pa leje,mirepo nuk kemi gjykata dhe shtet qe ti zbatoje.P.SH.
      Ligji perse duhet te jete qe nje person me arme pa leje te denohet nga 1 muaj deri ne dy vjet,d.m.th.nga arma?
      Pote paska pistolete nje muaj,po te paska rakete dy vjet.
      Apo po te kete leka(thone korcaret)asnje dite burg,dhe po te mos kete leka dy vjet.
      Dhe kjo vlen dhe kur behen vrasjet.
      Pra ne jemi shtet ligjor vetem ne leter se ne praktike jemi shtet m….
      Armet dhe Enveri nuk i ndaloi dot,ama kishte ligjin dhe vrasje nuk beheshin,ligji zbatohej.

  4. Zig Zag Man says:

    Veriun Serbi.
    Shqiperine e mesme Italiani.
    Jugun Greku.
    Paqe per Albanistanezet e shkrete qe nuk zune rehat njehere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje