Konflikti te "Rruga e Kavajës/ Lirohet Roland Mete, polici që vrau Artur Bazen

8 Prill 2015, 15:27Kronika TEMA

Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi hetimet ndaj efektivit të policisë, Roland Mete, i arrestuar në fillim të vitit pas shkëmbimit të zjarrit me Artur Bazen, i cili mbeti i vrarë në vend.

Prokuroria ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Roland Metes, i cili gjatë këtyre muajve është mbajtur nën kurim për shkak se mbeti i plagosur në vendngjarje natën e krimit.

Avokatët e efektivit të policisë thanë për Top Channel se, prokurorët e kanë argumentuar pushimin e hetimeve me faktin se Mete është efektiv policie dhe është konstatuar nga verifikimi i provave se ai ka qëlluar në mbrojtje të jetës, pasi është gjendur para një rreziku real të sulmit me armë zjarri nga personi që rezulton se i sulmoi, i ndjeri Artur Baze.

Viktima njihej ndryshe edhe me emrin Aranit Stereo. Efektivi i policisë, mbrëmjen e krimit ishte nën shoqërinë e Pajtim Serjanit, i cili deklarohet se ishte shënjestra e këtij sulmi, ndërsa personi që deshi ta vriste atë, por që mbeti vetë viktimë, u tha nga policia se ishte vrasës me pagesë.

3 komente në “Konflikti te “Rruga e Kavajës/ Lirohet Roland Mete, polici që vrau Artur Bazen”

  1. kulmaku says:

    Ok.Por ky person ,oficer policie,kerkon mbrojtje nga shteti,perndryshe njerzit a atij kriminelit te vrare do te akmerren,,mbasi dihet qe Shqiperia nuk eshte Norvegjia,Gjermania,USA,Canada,etj,etj.

  2. Erti says:

    Rilindje…….mavi ama

  3. heu says:

    Po sikur prokurori beri namin qe ky te mos lerohet apo pune drejtesie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje