Nëna e dëshmitarit të zhdukur: Ndodhet në Gjermani, prej 3 muajsh s’kam folur me të

7 Prill 2015, 11:24Kronika TEMA

Nëna e dëshmitarit të konsideruar “të zhdukur” të procesit gjyqësor ndaj Arben Frrokut, Ylli Memia deklaron se djali i saj ndodhet në Gjermani pasi do të kuronte vajzën e sëmurë.

Ajo shprehet se nuk ka kërkuar azil politik.

Razie Memia tha se policia kishte shkuar disa herë për të kërkuar djalin në banesë, por nuk e kishte gjetur.

Razie Memia në një intervistë për Ora News thotë se prej tre muajsh nuk ka kontaktuar me djalin e saj.

Ajo pranon se disa herë policia ka trokitur në derën e saj duke kërkuar që Ylli Memia të paraqitet në gjykatë, por thekson se djali i saj nuk di asgjë dhe nuk ka bërë asgjë, dhe policia nuk ka pse ta kërkojë atë.

Ylli Memia, ish-gardisti që dëshmoi për llogari të hetimit mbi vrasjen e komisar Dritan Lamajt, nuk është paraqitur në proçesin penal në Gjykatën e Tiranës, ku akuzohet për dëshmi të rreme.

Emri i Memisë u permend nga prokuroria si njeriu i cili kishte ndërmjetësuar takimin e dëshmitarit të mbrojtur prej akuzës që pa vrasësit e komisarit Dritan Lamaj dhe dy ish-zyrtareve të lartë të policisë, Agron Kuliçi dhe Tonin Vocaj.

Sipas Prokurorisë, ai ishte kontaktuar në telefon nga dëshmitari Arben Ndoka për të denoncuar vrasjen e komisarit të policisë.

Në sallën e gjyqi i thirrur për të dëshmuar mbi këtë rrethanë, Memia deklaroi se dëshmitari i mbrotjur është vetëofruar dhe se ai nuk është kontakuar prej tij.

Kjo bëri që prokurorët të kërkojnë marrjen e tij si i pandehur për kallzim të rremë.

1 komente në “Nëna e dëshmitarit të zhdukur: Ndodhet në Gjermani, prej 3 muajsh s’kam folur me të”

  1. Shkelzen Alushi says:

    Frroket mafia e gjalle, ja paskan mbyll gojen.Pyesni Kulicin dhe ate policin tjeter te larte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje