Dosja “Xibraka”, ku u kap sasia më e madhe e kokainës në Shqipëri, është drejt kompletimit me prova.
Burime të “Tema TV” thonë se rezultatet e hetimeve të laboratorit kriminalistik që janë kryer në Shqiperi, janë përputhur me hetimet që ka bërë pala gjermane.
Me lejen e Prokurorisë shqiptare, ekspertizë ka bërë edhe një laborator në Gjermani, i cili kryen hetime më të gjera për llogari të vetë, në lidhje me dosjen “Xibraka”.
Në fakt, ishte pikërisht Prokuroia gjermane që inicioi goditjen e grupit të trafikut ndërkombëtar të kokainës në Shqipëri, teksa kishte në përgjim 2 shtetas.
Informacioni i dërguar në nëntor Policisë dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Shqipërui, u finalizua në mesin e janarit 2015 me goditjen e grupit të strukturuar.
Lënda narkotike sillej ilegalisht e shkrirë përmes lëndëve të tjera legale nga Kuba në Shqipëri, në një laborator sekret në Xibrakë të Elbasnait dhe përpunohej përmes një procesi të ndërlikuar.
Dy shtetas kubanë ishin pjesë e trafikut. Më pas droga e fortë dërgohej përmes automjeteve, të modifikuara në Gjermani.
Ekspertët e laboratorit kanë nxjerrë edhe një raport të saktë të lëndës narkotike të gjetur mes fuqive në Xibrakë, por ajo nuk bëhet publike për të mos dëmtuar hetimin.
Gjatë operacioniot “Xibraka” kapën 100 kg kokainë dhe u arrestaun 9 vetë, mes të cilëve edhe nipi i ish diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.