Tre ish-drejtorë të lartë të policisë së shtetit analizojnë punën e ish-drejtorit të përgjithshëm Artan Didi që nga 1 tetori 2013 kur mori detyrën e deri më 31 mars kur dha dorëheqjen.
Të ftuar në emsionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Shyqyri Dade, Asllan Dogjani dhe Lefter Maliqi japin anët pozitive dhe defektet e punës së drejtorit të dorëhequr të Policisë së Shtetir.
Të tre ish-drejtuesit bien në një mendje që ka qenë politika që ka dëmtuar punën e policisë dhe Didi duhet të tregonte më shumë integritet dhe profesionalizëm.
Për Shyqyri Daden, Didi vlerësohet për disa aksione të policisë si ne Lazarat, Dukagjin dhe disa reforma në strukturat e policisë.
Por sipas Dades, largimi i disa policëve pa ndonjë arsye dhe mosfukisonimi i strukturave kanë lënë për të dëshiruar.
Ndërsa për Asllan Dogjanin, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama nuk e kanë lënë Didin të punojë duke i ndërhyrë në punën e tij.
Edhe më i ashpër ndaj Didit ka qenë ish-drejtuesi tjetër Lefter Maliqi, i cili ka thënë se në këto 1 vit e gjysmë krimi është rritur, trafiqet janë rritur dhe numri i akteve terroriste me shpërthime tritoli ka krijuar pasiguri në vend.
Rrjedhimisht sipas tij puna e Didit ka qenë e dobët.
Të tre ish-drejtuesit e shfajësuan Didin për rastin e kërkesës së palës belge për Mark Frrokun duke thënë se i gjithë faji ka qenë i ministrit dhe kryeministrit.
Por si duhet të zgjidhet drejtori i ri i Përgjithshëm?
Shyqyri Dade ka një ide orgjinale.
Sipas tij nga një shortlistë të përzgjedhur duhet të ngrihet një komision përpara të cilit kandidatët duhet të paraqesin paltformën.
Aty të përcaktohet paltforma dhe performanca më e mirë dhe pikërisht autori i saj duhet të jetë drejtori i policisë.
Pse merresh me shpifje sefer. Shyqyri Dade nuk ka qene kurre ne ndjekje penale. Perkundrazi ka qene nje nga drejtuesit me te ndershem te MB... Apo bjeri ti biem..
Ju te tre keni komplet te drejt.. S’kishit eprore tu thonin c’fare te benit.. Vete zot vet shkop ishit.. Te tre ju e kishit katandisur policine e shtetit ne mesataren e moshes 45 vjec dhe asnje pa shkolle te larte jo e jo.. Te tre ju jeni te fundit qe te flisni per standarte..
Ide ma origjinale qe propozj une asht hedhja e letres me bire,sepse te gjithe jane njisoj nga aftesit,karateri dhe shperdorimi i detyres.Letra me bire ven ne dispozicion fillimin e rradhes per kete detyre,drejtor policiet.
Shume e drejte menyra se si duhet te zgjidhet Drejtori i pergj i policise se shtetit!Me platforme perpara nji komisioni!
Po perse flet Shyqyri Dade,kur vete ka qene ne ndjekje penale per shperdorim detyre(ose me sakte per ajdutlluqe),por gjerat mbyllen si ne Shqiperi,ndaj kakarit ne T.V.Po Asllan Dogjani nje ish polic porte qe u be drejtor fale politikes,apo Lefter Maliqi nje cop spiuni dallavarxhi,qe kur ishte ne Gramsh inspektor krimesh,la nam me letra anonime,apo ne Divjake,qe nuk la lokal pa ngrene e pire veresie……