Mark Frroku, i dënuar edhe në Hollandë

2 Prill 2015, 17:18Kronika TEMA
Mark Frroku, i dënuar edhe në Hollandë

Kryetari i Partisë Kristian Demokrate, Mark Frroku rezulton të jetë dënuar edhe në Holandë. Sipas medias belge rezulton se Frroku në dhjetor 2002 është akuzuar për trafik droge dhe më pas është dënuar me 3 vjet burg.

Shkrimi i plotë

Këshilli i Mandateve në Shqipëri do të vendosë sot (shkrimi është botuar më 31 mars në median belge) për t’i hequr mandatin parlamentar Mark Frrokut. Deputeti është dënuar në mungesë, në vitin 2010, me 10 vite burg për vrasjen e një shqiptari, në stacionin e trenit Midi në Bruksel. Ky vendim është rrëzuar dhe një gjyq i ri duhet të ishte zhvilluar në Nivelles.

Por ai (Frroku) në këtë rast nuk është krejtësisht i pastër! (Përshtatje me shprehjen franceze: L’Homme n’est vraiment pas un enfant de choeur). Më 5 mars 1999, një shqiptar, Aleksandër Kurti, u gjet i vrarë me goditje thike në sheshin “Fonsny”, përballë stacionit Midi në Bruksel. Katër persona, të gjithë shqiptarë, u arresuan për krimin që kishte si sfond botën e prostitucionit dhe trafikun e qënieve njerëzore me destinacion Britaninë e Madhe. Kurti kishte cënuar aktivitete të tjera të tutorëve bashkëatdhetarë të tij.

Një gjyq u zhvillua në janar të vitit 2010. … Midis tyre, ishte edhe Mark Frroku…, i cili hiqej si shtetasi kosovar, Besnik Morina kur ishte duke punuar në Belgjikë dhe Holandë. Ai u dënua me 3 vjet burg për trafik droge në Hollandë. Autoritetet hollandeze më 7 maj të vitit 2004 e kanë ekstraduar në Belgjikë. Frroku nuk ka pritur procesin gjyqësor dhe ka marrë arratinë. Prandaj është dënuar në mungesë.

Por me kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme në Bruksel gjykata e Kasacioinit anuloi ndalimin për Frrokun dhe një bashkëpunëtor të tij Arjan Bytyci. Një proces duhej të zhvillohej në shkurt 2014 në gjykatën e Nivellës. Pastaj, asnjë lajm nga ai në Belgjikë, sepse simpatiku Mark Frroku na është zgjedhur deputet i parlamentit shqiptar. Është deputeti i vetëm i një partie të vogël Kristian­demokrate me seli në Tiranë.

Duket e çuditshme, por një vrasës i hershëm dhe i kërkuar nga autoritet belge ka arritur të zgjidhet deputet në mënyrë demokratike në një vend europian.

Ka kohë që Belgjika kërkon që të na e kthejnë për procesin e Nivellois. Por ka të reja, Frroku dhe një deputet tjetër Tom Doshi janë ndaluar të enjten e kaluar në Tiranë. Ata kanë akuzuar kryetarin e Parlamentit për organizimin e një komploti për vrasjen e tyre. Deklarata që zbulohen të jenë të rreme.

5 komente në “Mark Frroku, i dënuar edhe në Hollandë”

  1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

    Njikshtune ndodh kur ti merr trut parja e teperme dhe dehesh nga suksesi qi nga bota e krimit u bone boletikan ne Parlament,ather ja fut vet vedit ne beth si dyshja Kodosh-Frrok qi u ban TURPI i Malcis ne Tiron.
    Per marre te zotit.

  2. Toma says:

    Kam bindjen e plote se Marku asht i pafajshem

  3. xhateli says:

    Ja, pluralizmi politik, krijoni sa mw shumw parti, pwr “refugium pecatorum”, parti ku strehohen kriminelw, trafikantw, tutorw prostitutash, pastrues parash tw pista etj,.etj, mafiozw, qw me paratw e krimit bwhen kryetarw partish, marrin pasaportw shwrbimi pwr tw dalw lirisht jashtw shtetit, pastaj na bwhen deputetw, ministra.
    Doni tw dekriminalizoni kuvendin, politikwn, po harroni se krimi i ka shtrire metastazat e tij deri nw majat e politikes, e cila polli, strehon nw placentwn e saj ministra hajdutw, ministra pushtash seksomanw qw kur kapen me mbwrthecka femrash nw dorw shkakrkohen brenda 4 minutash pas dhwnies sw lajmit, ministra e kryeministra vrasws, qw hedhin nw erw fshatra dhe shtylla tensioni tw lartw, por edhe jetw njerwzish nw bulevard, deputetw qw bejnw thirrje publike pwr t’u dhwnw kundwrshtarwve politike plumbin ballit, qw duhen varw nw palma, qw pwr frymwn naziste qw kanw janw tw ngjashme me thirrjet e atij, qw e hwngri nga tw vetwt dhe vajti vetw nw varr, ku thoshte “komunistet nw litar”.
    Kemi dwgjuar pwr parti fiktive me dy veta qw vetemwroheshin kryetar e nwnkryetar dhe shkonin me paratw e popullit e luanin bixhos deri nw Las Vegas, kemi dwgjuar pwr parti fantazma qw merrnin paratw dhe i bwnin rrush e kumbulla duke bredhur me avion pwr tw marrw “dhurata” orw dhjetwra mijwra dollarwshe.
    Ky wshtw pluralizmi partiak? Ky wshtw parlamenti qw bwn komedi me kriminelw aktorw qw i udhwheq kryekrimineli i kwtij vendi, njeriu i fwlliqur i UDB-sw, qw disa herw e ka futur vendin nw situata qw nuk ia kanw bwrw as pushtuesit e huaj?
    Do ta bwjnw Shqipwrinw Europw kwta kriminelw, vrasws, trafikantw, tw pasuruar me hajdutlleqw, me trafiqe, me shitjen e mishit tw bardhw dhe tw miellit tw bardhw? Kwta krerw partish kriminelw ia bwnw Shqipwrisw faqen tw zezw, e zhytwn jo nw hi, por nw zgafellw tw thellw, duke ia marrw shpirtin sa tw mos e marrw mw veten pwr 100 vjet tw tjera, pasi e kanw kthyer nw mesjetw.
    Shihni c’thonw grekwt? I thurin himne Lulushit, madje, duan ta bejne grek nderi, se u dha detin me naftw.
    O nwnw Shqipwri, je bwrw pwr tw vwnw kujwn, Saliu furnizon serbin me naftw, kurse ky pwr ekuilibwr u shet naftwn e detit Jon grekwve.
    Wshtw e njwjta letwr bixhozi, me kokwn lart tw njwrit,Saliut, dhe me kokwn e tjetrit poshtw, Lulushit (dhe anasjelltas), me tw cilwn luajnw ata qw po realizojnw wndrrwn e tyre tw copwtimit tw Shqipwrisw, jo duke futur brenda kufirit tonw andartw dhe cetnike, por duke marrw dhuratw dhe falas pasuritw e Shqipwrisw, sepse blejnw me dhrahmi e dinarw kwta kryetarw partish politike, kryeministra e ministra kriminelw e antishqiptarw.
    Vini kujwn, o popull, na kanw hipur nw qafw kriminelwt, jo vetwm hajdutwt e xhepave, jo vetwm grabitwsit me maska, qw hyjnw nw shtwpi pwr tw vjedhur, por edhe tw marrin jetwn, jo vetwm vraswsit me pagesw, qw sikur janw shtuar si shumw dhe kanw krijuar njw sekt a mw mirw njw racw tw rrezikshme, por edhe kriminelet me kollare, tw veshur me imunitet, kriminelwt e veshur me toga (pa)drejtwsie, kriminelw me dwshmi “tw pastwr” penaliteti, kriminelw qw pwrkwdhelen po t’u thuash ‘tw korruptuar’, sepse nw tw vwrtetw kanw vjedhur para, troje, prona tw paluajtshme, qw dje ishin tw tw gjithe neve qytetarwve tw kwtij vendi,kriminelw qw dalin nwpwr televizione mw kokwn e gjoksin lart, duke na bwrw karshillwk jo vetwm ne qytetarwve tw thjeshtw, por edhe organeve “demokratike” tw policisw, tw prokurorisw, tw gjykatave, madje dhe duke u bwrw presion atyre, sepse, megjithesw me pranga nw duar, qeshin dhe tallen, sepse e dinw qw mali me verdhushka, euro, dollare apo franga qw disponojnw, thyen jo pranga, po rrwzon qeveri, kryeministra, kthen pwrmbys elektorate e rrwmbejnw pwrswri vota e vijnw prapw nw parlament.
    Po u bw njw cerek shekulli qw na kanw hipur nw qafw kwta kriminelw partish e parlamentesh. Akoma do tw vazhdohet kwshtu? A do tw dalw njw “athlet i Shqipwrisw” si doli 500 vjet mw parw Skwnderbeu ky athlet i krishterimit, qw pwr 25 vjet fitoi 25 beteja e luftwra me perandorinw osmane nw shekullin e 15-tw, kurse populli shqiptar, nw shekullin e e njwzetenjwtw, pwr turpin e tij, i ka humbur tw gjitha betejat me kriminelwt qw i polli vetw, u dha tesera partish, mandate deputeti, tw cilwt ia shpwrblyen duke grabitur, duke vrare, duke shitur atdheun duke e kthyer popullin nw raja tw krimit e tw kriminelwve qw qarkullojnw nwpwr atdheun e shqiponjave me fytyra kryetaresh partish, me fytyra ministrash, kryeministrash, deputetwsh, bodigardwsh, shoferash politikanwsh etj,.etj.
    Kjo wshtw Shqipwria qw na pwrralliswn tw gjithw kwta pwr nw Europw? Por… na kanw futur nw gropw…
    Kwta fytyra tw krimit majmen, pasurohen, trashen nw dreka e darka, ‘shkarkohen’ nwpwr motele dhe pastaj na jashtwqisin nga gojwt e tyre brockulla nw kuvend, nw konferenca shtupi e shqupi.
    Tw gjitha kwto parti, o popull, bashkw me ata qw quhen shoqwri civile, ta kanw me hile.
    Ne qoftw se nuk e ke kuptuar akoma, do tw thotw se je ende nw koma dhe krimi me kriminelwt e partive e tw kuvendit po tallen e po tw pwrdorin si njw lodwr, ti u shkon prapa kwtyre fytyrave kriminelwsh tw veshur me pushtet partish e mandatesh deputeti, se genjehesh nga ndonjw kothere, por ata tw kanw marrw erzin, tw kanw marrw dinjitetin, tw kanw marrw e po ta marrin dita-ditws, pak e nga pak shpirtin me stresin, me frikwn, me ankthin qw kalon e ndien cdo ditw, cdo ore, se nuk ke tw paguash ilacet, dritwn, ujin, taksat qw po ta marrin frymwn.
    Ti, o popull, “kwnaqesh” se tw shterngon dorwn njw politikan, njw kryetar partie, pa tw shkuar mendja se ajo dorw wshtw e pistw, nga gjaku i viktimave qw ka vrarw, nga paratw e pista qw i ka bwrw mullar, nga droga qw trafikon, nga fjetja me prostituta qw ka nw ekipin e tij si tutor etj., etj.
    Ai tw buzwqesh, por ti harron se buzwqeshja e tij wshtw tamam si ajo skwrmitja e dhwmbwve tw kriminelit nw castin kur qwllon viktimwn.
    A nuk buzwqeshte monstra e plakur Berisha mw 21 janar pas xhamit tw dritares sw kryeministrisw apo kur hodhi nw erw njw fshat tw twrw, qw quhet Gwrdec, biri i tij mistrec?
    A nuk i zgwrdhin pwrherw dhwmbwt Lul Basha, kur i kujton 230 milionwt e rrugws sw kombit qw i vodhi dhe i shpwtoi gjykatws me raporte mjekwsore, qw shiti detin sikur ia kishte lwnw trashwgim i ati?
    E cfarw doni tw ndodhw tjetwr, o njerwz?
    Akoma do tw shkoni mbas kryetarwsh partish qw nuk u dihet e kaluara? E patw se c’shkruan kjo gazetw belge pwr Frrokun qw paska bwrw tw gjitha llojet e krimeve dhe vjen e mw pasuritw e vwna bleu licenswn e njw partie (madje dhe katolike) duke ndwrtuar kwshtu bunkerin e tij mbrojtws “refugium pecatorum”, (dhe ju merreni me bunkerwt e xhaxhit, qw sos i ndwrtoi pwr vete!) e nuk merreni me gjarpwrin qw keni futur nw gji sot e ju ka shtwrngue fytin tani, nw viet e tranzicionit dhe merreni me 40 vjet tw shkuara. Zaten jua kanw matur kokwn me pe, kwta politikanw kriminelw, dhe ju kanw festen pwr kokwn qw keni…
    Po nuk u kuptua kjo, ti, o popull,do tw pjellwsh parti tw tjera ku do tw gjejnw strehw kriminelwt e rinj, se ata tw vjetrit tashme janw strukur e mbrohen sa s’ka mw mirw nw strehw partish e parlamentesh.
    Po kush dreqin tw barsi nw kwtw farw feje, o shqiptar?!?
    Partitw qw polle e strehojnw kriminelw wshtw pak t’i quash shtrigane, qw i pwrcanw shqiptarwt nw 40 e kusur thela, qw tw vriten me njeri-tjetrin e tw mbeten tw varur pas kwtyre partive, qw janw bwrw si ato shtyllat e rrugwve ku varen dhjetwra merimanga telash.
    Lwri partitw dhe merre vete nw dorw identitetin dhe dinjitetin twnd, sepse kwshtu si ka nisur, neswr krimi nuk do tw ketw mw ‘punw’ pasi do t’i ketw bwrw pluhur e hi shqiptarwt nw kwtw vend.

    1. high says:

      sa gjunah..a sje lodh e kete shkrim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje