Prokuroria e Fierit ka nisur procedim penal ndaj kompanisë “Bankers Petroleum” lidhur me shpërthimet e ndodhura mëngjesin e të mërkurës në Marinëz të Patosit.
Burime nga prokuroria konfirmojnë se në bazë të informacioneve të marra nga Drejtoria e Policisë Fier, organi i akuzës në qytetin e Fierit ka vendosur të nis procedim penal lidhur me punimet e kryera nga kompania në fjalë në zonën e Marinëz.
Procedimi penal ndaj kësaj kompanie vjen dhe për faktin se Kompanisë “Banker Petroleum” i ishte pezulluar leja që prej datës 27 shkurt, por ajo vijonte punimet.
Sipas prokurorisë, sqarohet se procedimi penal ka nisur për konsumin e veprës penale “Shkatërrim prone nga pakujdesia dhe ndotje të ambientit”.
Një ditë më parë, rreth orës 07:21, në afërsi të Pusit P29, ka shpërthyer një fontanë gazi e përzier me ujë dhe llum. Sipas prefektit të Fierit, Xhevit Bushaj i cili ka bërë një bilnac paraprak të dëmeve mësohet se janë evakuar 50 familje dhe rreth 53 të dëmtuara, teksa është bërë sigurimi i vendit duke mos lejuar futjen e personave të tjerë të paautorizuar në këtë territor përveç punonjësve të kompanisë dhe forcave të emergjencës.
Nga ana kompanisë eshte ndërhyre në pusin P29 duke kryer çimentimin e pusit, injektimin e lëndëve speciale për këto raste dhe rreth orës 19:15 është konfirmuar se zona është e sigurt, por nga ana e forcave të policisë po mbahet një perimetër sigurie prej 500 m nga pusi P29. Gjatë kryerjes së veprimeve janë mbajtur kontakte dhe me specialist të A.K.B.N Tiranë. /gj.k/
Normal qe nis procedim penal! Ku ka me mire se kompanite e naftes per tu bere presion dhe per tu marre ca dhjetera mijera euro…
Procedim penal dhe barazi ligjore edhe per ato qe kane ndertuar pa leje ne toka qe tash 1000 vite dihej qe nuk duhej ndertuar. Edhe per ato qe mund te kene miratuar legalizime.
Si qenka kjo: nderto pa leje,permbytu nga uji,bej proteste-duam demshperblime !?
Mjaft,te shikohet edhe kjo ceshtje ,jo vetem a jane paguar dritat! tung
Po pse shkaterim prone nga pakujdesia eshte kjo. Prokuroria do te beje hetime por pista e hetimeve eshte e gabuar. Kjo tregon se prokuroria nuk do te saktesoi demtimet e bera ashtu si duhet. Akuza duhet te jete me e rende mbasi punimet jane bere me project dhe me ndergjegje te larte, prandaj per mua akuza duhet te saktesohet:shkaterim prone me paramendim dhe kryerje e punumeve jashte rregullave teknike per shfrytezimin e vendburimit edhe keto me paramendim.
MJERANE myzeqare,keshtu do te vdisni persa kohe hani bar………..
Kozi ata qe u shkaterruan nga shperhimi aty i kane patur shtepite denbabaden.E keqja fillon nga ministria qeveria dhe Albpetrol qe eshte bere Albjuristi tiranas se aty vetem naftetare dhe banore vendes nuk ka sttjuardes ta Belle Airit juriste shoke te Endrit i cili eshte interesuar qe edhe babane etij 70 vjec e ka futur ne pune dhe ne fund RROFTE KOCO KOKEDHIMA