Fshehja e informacionit për Frrokun, gjykata lë të lirë shefin e Interpol Tirana

1 Prill 2015, 13:23Kronika TEMA

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë dhe ka vendosur vetëm për  detyrim paraqitje për Artan Bajraktarin, shefin e Interpol Tirana dhe specialisten e këtij institucioni Loreta Alla, të cilët u ndaluan mesnatën e së hënës, pas akuzave se fshehën informacionet e dërguara nga shteti belg  për arrestimin e deputetit Mark Frroku.

Avokati i Bajraktarit tha se ndalimi i tij ishte i paligjshëm, pasi nuk ka vepër penale në rastin konkret pasi mbi të gjitha nuk ka një urdhër ndalimi apo arresti të një shtetasi për qëllime ekstradimi kur ky shtetas gëzon shtetësi shqiptare.

“Nuk ka vepër penale të shpërdorimit kur nuk ka pasojë të ardhur, po të kishte pasojë të ardhur pse nuk do ishte korrigjuar ajo tek kanë kaluar 3 apo 4 ditë të tjera nga 2 ditë që e paskësh vonuar Bajraktari, sepse nuk ka një urdhër ndalimi apo arresti të një shtetasi për qëllime ekstradimi kur ky shtetas gëzon shtetësi shqiptare. Nuk mund të vazhdojë një procës ekstradimi mbi shtetësinë shqiptare të një subjekti së pari të aktit që urdhëron këtë ndalim së dyti të faktit penal që atribuhet shtetasit në fjalë”, theksoi avokati i shefit të Interpol Tirana.

Arrestimi i Bajraktarit së bashku me Allën u bë nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat  mbrëmjen e 30 marsit  me akuzën e  “shpërdorimit të detyrës”.

Urdhërndalimi është firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Kërkesa e Prokurorisë për shefin e Interpolit është dorëzuar pasditen e së martës, 31 mars 2015, në gjykatën e Tiranës brenda orarit zyrtar.

 

22 komente në “Fshehja e informacionit për Frrokun, gjykata lë të lirë shefin e Interpol Tirana”

  1. Alphade says:

    Thjeshte ”show” i perditshem ! Qeveria thote se po ben ”reforme ” ne ”drejtesine shqiptare ” qe
    ne fakt eshte antidrejtesi qe merr urdherat nga Saliserb Vicidoli..!!! Pftuuuuu.. race e poshter….!!

    1. someone says:

      ik o koqe ti me gjithe saliu e rilindjen e qelbesirave bashke

  2. salikoqja says:

    pa hyre mire lirohen peshkaqenet,peshqit e gjore mbeten ne rjete.

  3. Altini says:

    Personalisht e njoh Artan Bajraktarin dhe besoj absolutisht qe eshte i pafajshem ne gjithe kete histori.

    1. gimi says:

      Altin, une nuk e njoh fare por me vjen shume keq qe ky djalosh eshte vetem viktime dhe asgje tjeter.
      Kapot duhen te pergjigjen, kame shume frike se edhe Didi eshte viktime pasi Bosi eshte Tahiri, pasi ai i ka patur pazaret direkte me familjen e Frrokur perpara se te behej minister Rendi.
      Si shume banale keto ceshtje por spo habitemi me pasi u mesuam.
      Ta gezosh Tahirin ore zoti Rama, por sherin do ja shohesh mos heret apo vone.

      1. sit back. and.. relaks →→→→ says:

        sa te mireinformuar qe jeni mer amon, sikur fle ne krevat me tahirin. e bo muhabetin a thu tahirir para se te shkoje ne shpi vje te raporto ty se ca boni gjate dites, me ke vajti, ca i tha etj etj.

      2. sit back. and.. relaks →→→→ says:

        po ne detyre do e kthejne, se perderisa e liruan pa akuze ath i bie te vazhdoje punen.

    2. salah says:

      Artan Bajraktari: Ai është origjinal SHBA – Albanian Gambino Mafia dhe ka sabotuar tërë viteve të

  4. Pellazg 100% says:

    Ha, ha po tani, “morali i Didit”?
    Po Ministri???!!!

  5. TNT says:

    Merreni futeni brenda ate Llallen se ketij cuni do ti hani m….. Kush e njeh e di se kush eshte dhe si jeton. Po ua them une, ne120 meter katror 6 vete. Aq sa eshte ballkoni Edi Rames apo Gjysmes se Kuvendit. Komentet bejini pa eksitime duke perdorur doren e Majte apo te Djathte. Behuni njerez ….

  6. MONDI says:

    Me vjen mire se e kam komshi dhe eshte djal shum serioz e i sjellshem ..nuk ka bere bisnes kurre me postet e tij ,Dhe me kryesorja : Frroku mund te jete kryekriminel po kete se percakton as gazeta as deputetet e kuvendit , ate epercakton vetem gjykata belge e cila se ka vendos akoma

  7. Bond says:

    Artan Bajraktari eshte shqiptar i vertete dhe socialist i devotshem. Por me kryesorja eshte qe Artani eshte djale shume i ndershem, me kulture dhe profesionist i vertete. Familja e tij (sidomos babai) eshte i persekutuar nga SRB dhe sot e kesaj dite jeton ne emigracion (Kanada) nga halli!
    Eshte turp i rende per sistemin e drejtesise te cenoje ne kete menyre integritetin dhe moralin e nje njeriu te jashtezakonshem si Artan Bajraktari (Saci)!

  8. Skandal says:

    Tashti qe arrestuan edhe Artan Bajraktarin ka ardhur fundi i botes….pas tij vetem Jesu Krishti mbetet ende pa u arrestuar! Puuuu…cfar turpi!?

  9. Bond says:

    Po me uren c’paten xhanem? Pupupu…Tan Bajraktari i ‘shkrete’ edhe kete kishte mangut! Turp! Tani mbetet te arrestohet vete Jezu Krishti….Hahah!

    1. jezusi jo vetem qe arrestohet por edhe kryqezohet says:

      duhet ta kesh te qarte kete ti dhe kush mbron Bajraktarin. Numruesit e votave nuk mund te jene kurrsesi profesionale ne polici.

      1. TR says:

        Votat duheshin mbrojt mer vllai tem. Nese jo, do kishe xenin duke e hedh shurren para pallatit te kultures deri ne 2050. Ai I shkreti pa pune ka qene atehere nga Sali kurva qe e hiqte sa here vinte ne pushtet. Ca abuzimi ka ketu? Te kishte qene njeri tjeter do ishin nxi komentet. Mos I hyni njerezve ne hak kot me kot.

      2. KZAZ nr e di vete says:

        PO kush do t’i numeroje votat more tutkun Sala me Edin apo “il popooolo”. Po te ishte ne detyre, po, do te kishte shkelje, ndersa si qytetar i thjeshte ka permbushur detyrat qe rrjedhin nga Kushtetuta e Shqiperise.

  10. Mark Gjonaj says:

    Derikur do te vazhdojne te zbatohen urdhera ne drejtesi?

  11. Ani says:

    Pershendes vendimin e Gjykates. Te ndeshkosh nje njeri si Tani me burg, eshte nje thirrje per te gjithe shqiptaret e thjeshte e te ndershem, qe te bejne gati plackat e te ikin naten nga vendi i maskarenjve.

  12. TR says:

    Urime Artan. Je njeri i ndershem dhe korrekt. Legenat dolen bllof. Po keto gazetaret pse nuk shkruajne qe as nuk ke fare detyrim paraqitjeje?. Thjesht arrestimi u cilesua i paligjshem dhe vazhdon te jesh akoma ne detyre. Dava lekurvash. Ai Tahiri dhe Didi njerez pa moral. Saimiri do beshtyhet neper rruge dhe po ai bq do ngelet sic e ka pas thirr Rama.

  13. Landi says:

    Artan Bajraktari është nga të vetmit njerëz,për të cilin investimi i Shtetit Shqiptar për shkollimin dhe specializimin e tij profesional ka shkuar në njeriun e duhur,korrekt dhe të ndershëm. Askush nuk mund të hedhë poshtë dhe të cënojë imazhin e tij të ndërtuar me aq punë dhe përkushtim. Do të ishte e ndershme dhe më e pakta një kërkesë falje publike nga ana e atyre që e cënuan këtë imazh dhe lënien e tij në të njëjtën detyrë,të cilën e bën me aq përkushtim dhe korrektësi. Suksese Artan (Saço) !

  14. Lefteri says:

    Ky ishte episodi i telenoveles se radhes, punonjes qe raportojne aty ku duan dhe jo aty ku duhet, qe nuk i sherbejne shtetit por personave. Duhet te marre fund sjellja e ministrit por edhe e kryeministrit qe i perdorin punonjesit e shtetit si kukulla dhe zare nje prej te cileve eshte edhe ky shefi i interpolit. Qe e ka keqkuptuar detyren e tij duket qarte por edhe qe i ka bere fresk kerkesave te tahirit apo rames edhe kjo duket.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje