Shpërthimet e puseve të naftës në Marinzë/ Gjiknuri: Situata nën kontroll

1 Prill 2015, 12:28Kronika TEMA

Ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri vizitoi fshatin Marinzë pas shpërthimit të një sasie gazi në pusin e naftës në zonën ku punon kompania kanadeze “Bankers Petroleum” dhe tha se situata është nën kontroll, ndërsa u shpreh se, do të kërkohet llogari ndaj kompanisë “Bankers Petroleum” për shpërthimet që rrezikuan banorët.

Ministri pa nga afër situatën dhe u interesua në lidhje me shqetësimet e banorëve mbi dëmtimet nga shpërthimi i gazit.

Prefekti i Fierit, Xhevit Bushi u shpreh në disa media se, situata po vjen drejt normalizimit. Po merren masa nga kompania “Bankers Petroleum” për të vënë nën kontroll shpërthimin e gazit, që nuk është helmues, sepse nuk është çliruar nga hidrokarburet, bëri të ditur ai. Sipas kompanisë kanadeze, gjithçka ndodhi pas një avarie teknike.

“Do diskutojmë me ministrin për shkaqet e ngjarjes. Bëmë mbledhje me Shtabin dhe me Bankers ku shpjeguan shkaqet teknike. Brenda 5-6 orësh ata flasin për një normalizim total të situatës.

Po bëhen analizat e nëntokës dhe ambientit për të përcaktuar nivelin e ndotjes, nëse është helm apo jo. Situata është drejt normalizimit me masat teknike që janë marrë, por akoma ka gurgullime nga toka.

Fenomeni nuk është i ditur, ka ndodhur një shpim në një pus, ka filluar gurgullimi i daljes në sipërfaqe të inerteve, llava balte, e cila vjen për shkak të shpërthimit që ka ndodhur rreth 1400 metra thellësi që ishte duke u shpuar pusi. Janë duke u marrë masat teknike”, tha Bushi.

Nga zona e dëmtuar janë evakuuar 60 familje, që ishin pranë puseve të naftës, ndërsa vërehet rezistencë e banorëve për të lënë shtëpitë e tyre, ndaj patrullat e policisë janë në terren për të shmangur ndonjë grabitje në banesa.

Një rrjedhje e pakontrolluar gazi ndodhi sot në mengjes në orën 6:00 në një pus nafte në zonën e Marinzës në Fier si pasojë e shpimit në një pus nafte në zonat ku punon kompania kanadeze “Bankers Petroleum Albania” Ltd. Kompania aktivizoi planin e ndërhyrjes për emergjencat në përgjigje të një rrjedhjeje të pakontrolluar gazi natyror në një pus kur po kryheshin operacione shpimi. Sipas saj, nuk raportohen të lënduar, ndërsa gazi që ka rrjedhur është gaz i ëmbël dhe i padëmshëm.

“Stafi operacional dhe i sigurisë i kompanisë në bashkëpunim me qeverinë lokale, kompaninë pulbike “Albpetrol” dhe policinë e shtetit ka marrë të gjitha masat paraprake duke përfshirë edhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve në zonën e prekur”, njoftoi “Bankers Petroleum”.

Shpërthimi i dy puseve të naftës në fshatin Marinzë ka vënë në rrezik banorët, që kanë ndërtuar prej vitesh banesat e tyre shumë pranë zonës ku nxirret nafta, pasi ujërat nëntokësorë u shpërndanë rreth 200 metra larg pusit duke hyrë në banesa dhe tokat bujqësore.

Mësimi u ndërpre në shkollën e fshatit, pasi ndodhet shumë pranë zonës së shpërthimit.

Operacionet nga “Bankers Petroleum” vazhdojnë për ta ndalur pusin, për të kthyer banorët në shtëpitë e tyre dhe më pas për të filluar punën për pastrimin e zonës së prekur. /gj.k/

7 komente në “Shpërthimet e puseve të naftës në Marinzë/ Gjiknuri: Situata nën kontroll”

  1. Ilir says:

    “Nuk eshte helmues”, “eshte i embel”, “nuk vjen nga hidrokarburet” !!:
    – Barsoletat e dites se sotme.

    Jane pasojat e nje politike keqberese ndaj naftetareve, familjeve te tyre, popullit perreth zonave nafte-mbajtese, sidomos ne ate te Patos-Marinez-Sheqisht ku vepron kucedra Bankers.
    Ka kohe qe jane dhene sinjale te cilat duhet te bente te reflektonte Qeverine e “Rilindjes” me ne krye piktorin Rama, ka kohe qe specialiste te larte te Naftes Shqiptare kerkuan nderprerjen e menjehershme te cfrytezimit barbar te vendburimeve te naftes, dhe vendosjen ne normalitet teknik te prodhimit te naftes ne Shqiperi. Premtoi Edi Rama me te tijte se do t’ju degjohet zeri Ju naftetareve. Por ishte nje mega-mashtrim per ta. Ai dhe Klani i tij veproi njesoi si Saliu me klanin e vet. Vuri ne krye te Albpetrolit personin e besuar te Koco Kokedhimes, Jurist, dhe kuptohet juristi ndertoi staf juristesh, tashme Albpetroli nuk egziston me: eshte kthyer ne Albjurist. (numri i juristeve eshte barazuar me numirin e inxhinjereve te naftes, paga e nje juristi nje fish e gjysem me e larte se paga e inxhinjerit te sektorit(!), eshte dyfish e gjysem me e larte se paga e puntorit te pastrimit-fronti me i veshtire i nxjerrjes se naftes(!!), ne drejtim te qendrave dhe sektoreve mbizoterojne juristet(!)).
    Atehere z.Rama, Z.Koco dhe z.Damian cfare mendoni se do te prisni nga Nafta ? Kujtoni se eshte sikur pikturat dhe bojrat neper muret dhe telajot, apo mendoni se do te nxirrni kollaj-kollaj fitime prej saj, sikunder bene qeverite e Berishes??
    Ja ku te con makuteria dhe injoranca ne menaxhimin e nje gjigandi energjitik, pasuri strategjike per Kombin Tone.
    Uroj qe Nafta te rikthehet ne Pasuri te Popullit, te Shtetit te tij!
    Uroj te vihen ne krye te Naftes Shqiptare specialistet e larte te saj, kudo qe te jene per te shpetuar vendin nga nje katastrofe e madhe qe ka kohe qe jep sinjale SOS, por qe nga injorantet makutqare nuk ka sesi te perceptohen, te kuptohen!

  2. plaku says:

    Kush e ka shkruar kete shkrim eshte mire të ishte konsultuar sepse ka aq shumë lajthitje sa nuk mund te mos qeshesh dhe qash njekohesisht. Jam goxha I moshuar por deri më sot nuk më ka qelluar te degjoj per gas të ëmbël apo analiza nentoke etj etj.Kam degjuar se edhe ky Baze ka bere shkolle ne fushen e kerkimeve Shkrim rrumpalle Edhe Gjiknuri më rrumpalle se te tjeret Ministri nuk ka pune tek gryka e pusit sepse atje nuk ka cfaqje filmi por pune, në se del nevoja per mbeshtetje nga ministri ai ve ne levizje me një tel nga zyra dhe pas disa tentativave mundet t’i bjere radha të shkoje

  3. stela says:

    Ju hongert mortja, populli per buken e gojes, ju derdhni naften lume.

    Ju dhjefsha specialistet e drejtorise te burimeve natyrore. Keshtu eshte kur punesohen militantet.

    1. elona says:

      po kush eshte specialist aman…vellai i Brimsildes

  4. hekuran says:

    Bonoret e asaj zone bejn mire te mblidhen bashke dhe te denoncojn shtetin shqiptare dhe companin bancerspetrol ne gjykaten e hages. Per ndotjen e mhedisit dhe cenimin e shendetit te qytetarve. Mjafton te shohesh numrin e lart te persona qe jan vdekur nga kanceri mbetesh pa fjal.

  5. turkofagos 2 says:

    Z. Rama shteti nuk fuqizohet vetem ne kurtis te fucarenjve (duke pag. Dritat) Por me shume Duke u kerkuar llogari sidomos companive te fuqishme. Ju z.rama u keni premtuar qutetarve te asaj zone se do tu degjonit zerin Por deri me sot ke ber shurdhin,qorrin,dhe memecin.
    Mos harro z. Rama se ju jeni po aq pergjegjes sa qeverit e meparshme per ndotjen e asaj zone qe ka mare dhe po mere mijra jet njerzish.

    Shperesoj shume qe te paguani neglizhencen tuaj me pergjesi penale ju dhe berisha. Qe te dy jeni hale njeri turke dhe tjetri moderne

  6. albpetrol+ Endri Pyka says:

    Kjo ndodh kur specialistet jane rrugeve,militantet e LSI injorante qe shajne punetoret nga nena ,zonjusha te parfumosura dhe me minifund (qe vijne qe nga Tirana)punojne ne Albpetrol Ligjin ne Albpetrol e ben Koco Kokedhima me Endrin e tij,Tuuuuuuuuuuuuurp shume tuuuuuuuuuuuuuurp kjo nuk eshte Rilindje por vdekje .kam punuar mbi 35 vjete ne kete sektor dhe nje ngjarje te tille nuk e kam pare kurre.Naftetaret e vjeter mbajne mend fontanen e cakranit dhe cfare masash u moren atehere dhe fontaa e cakranit nodhi ne nje pus cpimi kurse kjo ka ndodhur ne nje pus prodhimi Z kryeminister sot duhet ete ishit ne Zharrez dhe jo ne Shkoder ,te pyesnit banorete asaj zone per hallet tuuuuuuuuuuuuuuuuuurp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje