Artan Didi, bashkë me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, kanë qenë dy njerëzit më të sulmuar nga opozita.
Didi u sulmua ashpër që ditën e parë te emërimit të tij.
Opozita kërkoi që ai të dorëhiqej sapo u emërua, me argumentin se nuk kishte vitet e nevojshme në detyrë, për të qenë drejtor i Policisë së Shtetit.
Për më tepër, opozita e akuzonte se kishte vrarë një person, gjatë pengmarrjes së një autobusi në vitin 1999.
Pavarësisht akuzave, Didi vazhdoi punën e tij dhe shënoi disa suksese të rëndësishme.
Më i madhi prej tyre është padyshim ndërhyrja në Lazarat.
Por, edhe operacioni në Dukagjin apo shkatërrimi i laboratorit të kokainës në Xibrakë, janë suksese të konsiderueshme.
Një tjetër arritje është edhe arrestimi i disa vrasësve të rrezikshëm me pagesë, si dhe personave që terrorizuan vendin për disa muaj me vënien e eksplozivëve.
Ndërkohë, pika më e ulët për të është moszbardhja e vrasjes së Artan Santos.
Ende e kësaj dite nuk dihen as arsyet dhe as autorët e kësaj vrasje të bujshme.
Dhe tani vjen çështja Frroku, e cila e bëri të japë dorëheqjen, për shkak të fshehjes së kërkesës së Interpolit belg, nga vartësit e tij./b.l
te iki ministri, jo drejtori.
Po harrojme qe shperthimet me tritol vijuan me muaj te tere dhe ende dhe sot nuk kane pushuar. Eshte bere Fushe Kruja si Bagdadi, me shperthime cdo 2-3 dite. Edhe ti ma quan sukses?
ky eshte burre
Ju te temes jeni te vonuar ne bilancin e punes se Didit. Vrasja e Santos nuk zbardhet sepse ose e ka bere vete shteti ose ata qe e kane bere jane te lidhur fort mire me strukturat e shtetit te sotem ose ato te shtetit te djeshem qe me thene te drejten jane po aq te forta dhe aktive sa po na duket sikur kemi dy struktura shteterore paralele me njera tjetren. Asnje media nuk denjoi te permende lidhjen doshi-frroku-Komisar Lamaj dhe kerkeses se doshit per dorheqjen e Tahirit para ca kohesh. Si kerkohet rend kur vellami I vellait te vrasesit kerkon dorheqjen e atij qe do te arrestoje/denoje vrasesin e nje komisari qe per cudi na qenka vellai I vellemerve te dyshuar per vrasje dhe aktivitete kriminale para se te bekoheshin nga populli shkodran me imunitet te plote.? Si kerkojme rend kur ne rend te dites eshte lufte verbale dhe operative per te MINUAR dukshem per nje mendje te kthjellet, cdo perpjekje per te vendosur/mbajtur/permirsuar rendin?
Qeshtjen e Artan Santos e din Tahiri shume mire kushe e ka vra .
Ishalla thefte qafen kudo shkofte
pse apo vetem se je pjell berishjane ti
Tema tregon arritjet, por mangesite o Tema…..apo c’na duhen…jeni bere si qender zeri e PS
Billanc do te thote te analizosh + dhe -..po ju jepni vetem arritjet…hera pare qe shikoj bilanc te tille
BURRI I LART- I NDERSHEM DHE-NJE FIGURE QE NA DUHET SHUUME AKOMA NE STRUKTURAT DHE FUNKSIONET E SHTETIT!
ME VJEN SHUME KEQ QE PO LARGOHET DIDI, SE ME TE VERTET ESHTE NJE NGA POLICET DHE DREJTUESIT ME TE MIRE QE KA PATUR POLICIA SHQIPTARE NDONJEHERE.
VETEM SUKSESE KA PATUR NE KRYE TE POLICISE.
Edhe kaq i ndershem nuk duhet te jesh me ujqerit. Gabim qe dha doreheqjen. Mjafton te kujtosh qe urrehej ne kulm nga Berisha dhe PD-ja per te kuptuar se ishte i duhuri. Edhe pamjen, edhe moralin edhe sedren e kishte per ate detyre. Nje humbje tjeter per Edi Ramen. Ishte nga me profesionalet ne detyrat e larta te qeverise. Te tjeret shpesh here jane laj e thaj. Ca çupelina dhe çuna mamaje, pa karakter, pa reputacion dhe pa eksperience. Nuk e di por Edi Rama duhet ta mbledhe mendjen dhe te kape demin nga briret. Se deri me tani sikur me shume tralala e ka marre.