Abuzoi me 13 vjeçaren duke e mashtruar se do martohej me të. Ekstradohet nga Greqia i dënuari me 10 vite burg

30 Mars 2015, 17:13Kronika TEMA

Një 30 vjeçar, i cili ishte dënuar me 10 vite burg pasi kishte abuzuar me një 13 vjeçare seksualisht,

Besnik Banushi, 30 vjeç, lindur në Delvinë është shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me Vendim nr. 23, datë 29.01.2013, e ka dënuar me 10 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga neni 100 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Në muajin Gusht 2011, shtetasi Besnik Banushi është njohur me minorenen me inicialet DH.N .
Duke përfituar nga mosha e saj e vogël dhe pse e dinte që ajo ishte vetëm 13 vjeç, nën premtimin për martesë ka kryer marrëdhënie seksuale me të.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi i shtetasit Besnik Banushi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje