Vjedhjet e energjisë, shpallen në kërkim 21 persona dhe arrestohen 13 të tjerë

29 Mars 2015, 10:16Kronika TEMA

Policia dhe  OSHEE vijojnë aksionet e përbashkëta për evidentimin e autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike.

Gjatë javës së fundit, 110 grupe të përbashkëta Polici-OSHEE kanë kryer kontrolle të përbashkëta në  7.912 raste. Si rezultat i kontrolleve të kryera në abonentë biznesi dhe familjarë, janë evidentuar 61 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 61 autorë.

Nga sa me siper janë arrestuar në flagrancë  13 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, janë  shpallur në kërkim  21 persona ndersa ndiqen në gjendje të lirë 27 persona .

Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë 3 punonjës të OSHEE, me detyrë Elektriçist, (2 në Durrës e 1 në Sarandë), për abuzim me detyrën.

Po gjatë javes qe u mbyll,   janë ndërprerë 4.350 lidhje të abonentëve debitorë dhe 61 lidhje të paligjshme.  Gjithashtu janë kontrolluar 111 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur, deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së, sipas njoftimit te zyrës së shtypit të Ministrisë së Brëndshme. /gj.k/

1 komente në “Vjedhjet e energjisë, shpallen në kërkim 21 persona dhe arrestohen 13 të tjerë”

  1. harry says:

    qeveria duhet te marri masa edhe per punonjesit e OSHEE kure ato te vendosin 600 kw shpenzim kure leximi eshte 0 mbasi shtepia eshte e mbyllur pa njeri , apo kjo nuk quhet vjedhje kure I behet popullit per te mbush deficitet e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje