Në një kohë kur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës zhvillohej marrja në pyetje e dy deputetëve të arrestuar Tom Doshi dhe Mark Frroku nga oficerët e policisë gjyqësore dhe Prokurorët e Krimeve të Rënda Adnan Xholi dhe Agim Bine, avokatët e ligjvënësve i janë drejtuar Gjykatës së Lartë për të kërkuar lirimin e tyre.
Vladimir Meçe, avokati i deputetit Tom Doshi, ka paraqitur në Gjykatën e lartë, kërkesën për të shpallur të paligjshëm arrestimin e ligjvënësit të Shkodrës. Meçe në një prononcim për mediat tha se Prokuoria ka vepruar në kundërshtim me ligjin duke tejkaluar kompetencat e saj. Meçe sqaroi se ka kërkuar nga Gjykata lirimin e menjëhershëm të deputetit Doshi.
Ndërkohë mësohet se Prokuroria ende nuk ka depozituar ndonjë kërkesë në Gjykatën e Lartë përsa i takon vlefshmërisë së arrestimit të dy deputetëve, të cilët kaluan natën e parë të arrestit në qelitë VIP të Drejtorisë së Policisë së Tiranës.
Arrestimi i Doshit dhe Frrokut ndodhi vetëm pak orë pasi Kuvendi miratoi kërkesën e Prokurorisë për lejimin e kontrollit të banesave të tyre dhe arrestimin.
Prokuori i Përgjithshëm urdhëroi arrestimin e dy deputetëve dhe policia ushtroi një kontroll në banesat e tyre, ndërsa avokatët e cilësuan procesin të paligjshëm, pasi nuk kishte një vendim gjykate. /gj.k/
Degjova mbreme duke folur ne telefon me Fevziun ate avokatin Meçe dhe kuptova qe nuk dinte çfare thoshte, asnje argument dhe jo vetem aq.