Tom Doshi-policëve: Sa shpejt më gjetët, do vija vetë po të më kishit telefonuar

27 Mars 2015, 10:04Kronika TEMA

Deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku kanë qenë shumë të qetë gjatë momenteve të arrestimit.

Duket se ata e kanë pritur këtë gjë, pas heqjes së imunitetit nga ana e Kuvendit.

Madje, Doshi ka gjetur kohë të bëjë edhe batuta me punonjësit e policisë.

“Sa shpejt më gjetët, do vija vetë po të më kishit telefonuar”, mësohet t’iu ketë thënë Doshi oficerëve të policisë.

Të dy deputetët janë vendosur në dhoma të ndryshme,me qëllim shmangien e çdo incidenti.

Izolimi i tyre është bërë në dy dhoma që konsiderohen VIP dhe jo tek ambientet e tjera ku shoqërohen persona të zakonshëm.

Tashmë pritet që ata të dalin para Gjykatës së Lartë, e cila do të vendosë nëse ata do të qendrojnë në burg, apo do të lirohen./b.l

9 komente në “Tom Doshi-policëve: Sa shpejt më gjetët, do vija vetë po të më kishit telefonuar”

  1. tepelensi says:

    Duhej te ishte Sala me Lulezimen te dhomat Vip,jo Toma,te pakten per keto far akuzash pa kuptim qe i ka ngritur prokuroria.

    1. Pilo Lala says:

      Hey Tom,
      Ti nuk ju hidhje syte Deputeteve te PS, kur ishe afer Edi Rames, kur shkove ne Komision ju kerkove te te pershendesnin.
      Te njejten gje po ju thua Policeve.
      Ben mire ti respektosh njerezit kur je hipur ne kale, sepse po re nga kali, kjo gje te pret.

      1. sit back. and.. relaks →→→→ says:

        toma, albanezen shakatoren

  2. CANI says:

    Ky arrestim i 2 deputetve eshte ber per shov teliviziv tju tregohet tetjerve edhe nese dikush done te ju vras ju skuxoni ti paraqitni dretsis se ju arrestome sikur kita te 2 deputet.Si poduket ne shqipri ska dretsi se dretsin e ka kapur politika .

  3. detibering says:

    Tau Balla “deklaroi dje idiotizmin e rradhes pa muzike(afersisht):””me vjen keq per koleget e mi deputete, por me shume per shqetesimin e krijuar tek familjet e tyre, POR JAM I GEZUAR QE FILLOI ARRESTIMI I DEPUTETEVE e broçka te tjera..
    Pse idiotizem?/disa vite me parë, kur nje pilot u vra ne krye te detyres dhe cermonia e nderit iu bë tek ish-SHQUPI, nje minister i asaj kohe tha pak a shume:””..humbem nje pilot, POR FITUAM NJE DESHMOR””.
    S’ka asgje idiote-me tha nje miku im- tek antaret e paleve te politikes hane te njejtin ushqim shpirteror, jetojne ne ne njejten lluce morale, por boja dhe vetem boja u ndryshon.

  4. fuck you2 says:

    Ta futen e Tom…Likja vret baben e vet per pushtet e jo ty o Tom

    1. sit back. and.. relaks →→→→ says:

      ja futi vetes se o trap.

  5. Kjo eshte nje Show mediatike , per te larguar vemendjen e popullit injorant nga situata e rende ekonomike ne te cilen ndodhet vendi , E keni pare o popull qe nga 23 Qershori cdo dy muaj nga nje ngjarje sensansionale….per e larguar vemendjen nga papunesia, nga kriminaliteti .Pastaj nuk duhet te harrosh o Popull idiot qe nuk zure mend kurre se ketu kemi te bejme me nje kompromis midis Edi Rames dhe Sali Berishes .Akoma nuk e kuptuar kete ti .
    Vidhen ne mes dites miliona Euro dhe nuk futet askush ne burg!!!!
    Vidhet Banka e shtetit dhe Fullani me shoke lundrojne ne mes te luksit dhe te pisllekut te tyre .
    Prandaj o Popull injorant akoma nuk e kupton se ketu kemi te bejme me SICILI …ketu kemi te bejme me MAFIE.
    DHE MEDIAT DERDELLISIN ….Ti o popull mjeran ke rene ne batakun e Horave dhe njerezve me diploma te blera, qe nuk kane nivel intelektual dhe profesional. Ne Parlament votove Horin se kete ta diktoi di Rama dhe Sali Berisha me ne krye Ilir Floririn …Trekendesh barabrinjes o popull INjorant qe nuk po e kupton kurre se poshte je e sa shume lartesove KRIMINELIN.

  6. Ilir says:

    Perse lepuri hipi vet ne qeren e gjahtarit?!
    Te jesh fort-mire I fshehur ne srofkull, deputet dhe miliarder, dhe te dalesh nga strofulla: eshte nje cudi, por Jo e pakuptimte. Ndoshta strofulla ka qene prej gjembacesh, ndoshta ndonje dhelper-ujk e mashtroi lepurin dhe mendje-kembe-lehti doli nga strofulla dhe hipi ne qeren qe e priste.
    Sa u gezuan gjahtaret, por edhe dhelpra-ujk po hidhte valle fshehtas tyre. Nje fund I perkohshem, ndersa pritej qe ne qere te ishte dhelpra – ujk me kelyshet e vet. Te presim mbase edhe kjo shkon e hipen vete ne qeren e gjahtarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje