Vdekja në spital e bashkëshortes së portierit të klubit sportiv Partizani, ka futur në një përballje ligjore familjen Haka me drejtuesit e maternitetit “Koço Glozheni”.
Enver Haka, babai i Dorjana Hakës, ka paditur në gjykatë Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Koço Glozheni”, raporton “shqiptarja.com.
Padia civile është depozituar në sekretarinë e gjykatës në datën 18 mars, ndërkohë që Enver Haka kërkon dëmshpërblim financiar nga ky spital. Në objektin e padisë thuhet tekstualisht:
”Detyrimin e palës së paditur të shpërblejë dëmin e shkatuar nga humbja e jetës së vajzës sime Dorjana Haka”.
I shkreti njeri qe iku se te tjerat skane vlere me pas