Makina e një biznesmeni në Sarandë është hedhur në erë.
Ngjarja është regjistruar rreth ores 04: 00 te mengjesit të sotëm, ku mjeti tip “Range Rover” me targa AA 777 IN në pronësi të biznesmenit Ilia Marini është hedhur në erë me eksploziv.
Në momjentin e shpërthimit mjeti ishte i parkuar pranë lokalit të Marinit në lagjen numër 1 të qytetit.
Shpërthimi ka qenë i forte, duke shkatërruar totalisht mjetin.
Copat e tij janë përhapur në rrugë.
Nga shpërthimi është djegur dhe një pjesë e lokalit.
Policia ka nisur hetimet per te identifikuar autorin dhe percaktuar shkaqet e ketij sulmi me tritol.
Jemi nje popull i papare! S’kemi ligj e rregulla, por kemi tritol! Ka frike njeriu se mos padashje e kap tritoli i tjetrit apo “plumbi qorr”, ca behet keshtu? Neve prandaj nuk kemi ligj e shtet, se ne fund te fundit nuk na duhen, jemi shtaze dhe kemi ligjet e xhungles neve… Njerez te prapambetur qe nuk duam miresine e drejtesine, por duam tritolin dhe kallashin. Nuk kam fjale te pershkruaj se c’ndjej. Vetem keqardhje per kete popull.