Rrëshqitje dheu në Rrugën e Kombit, bllokohet njëra anë

25 Mars 2015, 22:40Kronika TEMA

Ministria e Transportit, njoftoi  në mbrëmje se, në Rrugën e Kombit  në afërsi të Kukësit, ka ndodhur një rrëshkitje masive dheu.

Sipas burimit, si pasojë e kësaj rrëshqitje dheu, është bllokuar njëra anë e rrugës. Ndërkohë  Autoriteti Rrugor Shqiptar,  po merr masa për zhbllokimin e rrugës dhe vendosjen e sinjalistikës së nevojshme.

“I bëjme thirrje përdoruesve të rrugës të bëjnë kujdes dhe  bashkëpunojnë me Policinë rrugore” , theksohet në këtë njoftim

3 komente në “Rrëshqitje dheu në Rrugën e Kombit, bllokohet njëra anë”

  1. . says:

    Rruge-Rruge … Rruge-Rruge ….

    gjysmat e lekeve ne xhep te Berishes dhe Lul-Palles.

  2. asnjanesi says:

    Te gjitha ne Shqiperi jane nje genjeshter e madhe. Populli nuk ka fuqi te bej gje vetem te ulet perpara televizioneve te varura dhe te lexoje ne gazetat e varura informacionet dhe mesazhet e ketyre politikaneve qe u ka ardhur koha e skadimit por nuk ikin nga pushteti per arsye uni dhe personale. Keto 25 vjete vendi nxorri vetem politikane te deshtuar. Asnje prej tyre nuk ishte ne gjendje te bente dicka per nje vend kaq te vogel vetem vodhen vrane dhe shahen. Keta nuk durohen me keta mendojne se u perket pushteti dhe mund te bejne gjithcka. Asnje force politike nuk mbron interesat e te gjithe popullit ne pergjithesi por mbrojne intetesat vetjake dhe te te pakices. E vetmja rruge qe mund tu dergojme mesazhe popullore pakenaqesie politikes shqiptare se ndryshimi eshte urgjent eshte perdorimi i INTERNETIT. Nga faqet tona sociale fb, tw , komente ne gazeta ,sondazhe on line ,mund tu dergojme mesazhe te forta se koha e tyre ka mbaruar “pilafi nuk mban me uje”, por te gjithe te bashkuar ne nje mendim te majte e te djathte veri e jug dhe pa dallim feje. Revolucioni on line do ti detyroje qe te ndryshojne mendje se nuk egzistojne vetem ata ne Shqiperi por ka edhe popull qe u ka dhene voten dhe prej votave qeverisin dhe jo se po e meritojne. Organizimi i faqeve sociale on line mund te bej bashkimin dhe rilindjen e popullit ketu nuk mund ta kontrollojne mendimin e lire e demokratik te popullit. Prej internetit mund te marrim mendime se ke personalitet mund te votojme e ke jo,kush eshte i inkriminuar e kush jo.LE TE SHFRYTEZOJME INTERNETIN PER INFORMACIONE MIDIS POPULLIT DHE JO ATO QE NA SERVIRIN POLITIKANET ME FAQET E TYRE ON LINE………………..kush shqiptar e mbeshtet mendimin tim mund ta filloj menjehere perhapjen e idese dhe mbeshtetjen e REVOLUCIONIT ON LINE. faleminderit.

  3. patllakja says:

    po mir mer, kaq i humbur eshte ky shteti jon?!
    neve kur blejme nje celular, lavatrice, televizor etj, minimumi te japin 2 vjet garanci……. kurse nje rruge te pakten duhet te ket 50 vjet, urat 100 vjet.
    pra, shteti duhet ta hedhi ne gjygje nderkombetar firmen qe ka ndertu rrugen dhe ti kerkoje demshperblim per demet qe po shkaktohen, dhe per jete njerezish qe po hubin per faj te sinjalistikes skarco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje