Policia teksa ka vënë në pranga deputetin Tom Doshi,ka kryer dhe një kontroll në banesën e tij, ku ka sekuestruar aty një orë dore me kamera të fshehtë, USB dhe një kompjuter.
Mësohet se një veprim i tillë hetimor është kryer dhe në banesën e deputetit Mark Frroku, nga ku mësohet se edhe në këtë banesë është sekuestruar një orë dore me kamera të fshehtë si dhe një USB, raporton “A1 Report”.
Kontrolli i banesave është kundërshtuar nga avokatët, duke e quajtur atë të paligjshëm.
Por, policia ka pohuar se kishte një urdhër të tillë nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme.
Të gjitha këto prova janë administruar nga policia gjyqësore në zarfe konkrete dhe më pas i janë referuar për ekzaminime më të detajuara Prokurorisë së Përgjithshme.
Pritet që gjatë fazës së hetimit, Prokuroria e Përgjithshme t’i drejtohet me një kërkesë zyrtare laboratorit të policisë shkencore, ku të kërkojë ekspertimin e kompjuterit, dhe dy orave me kamera të fshehta./b.l
Ta ni u kuptua qe eshte dora e Dritani Priftit.
Te arrestohet edhe ai se ai i di “provat” e “supervrasjeve”
Sa une po e kuptoj kret vrasjet me tritol jane ne dieni edhe policia edhe gjyqsia e shtetit ,ta arrestojsh deputetin pse e zbulove kriminelin ky eshte turp .
Cani! nuk eshte ashtu siç mendon ti.Ata nuk realizuan dote skenarin e Sali Berishes per te perçare te majten.Saliu,me marifetete tija,kerkon qe ne fillim te rrzoi Meten e pastaj ti pervishet Rames.Por tu marrin te keqen se ata kan mbeshtetjen e njemiljon shqipetareve.Keshtu qe Tom Doshi e ka hak arrestimin dhe denimin me burg.Pse bene detyren e saj prokuroria nuk eshte turp,por nje lavderim i madh.Akoma me i madhe do jete autoriteti i saj,kur te arrestohet Sali Berisha,ky kriminel i pashembullt.
Offf ca paskan gjet.Po noi cader pistolet a kan gjet):
Ora me kamera mund te gjenden ne te gjitha Spy Shopet ne UK.Cmimet variojne ,por me e lira eshte £30,aty tek 60-70 mije lek te vjetra.
Qesharake!
E pa besueshme qe Prokuroria dhe Policia Gjyqesore dine te bejne nga keto gjera “kaq te sofistikuara” dhe “te avancuara”.
Mbase fillim i mbare …. per gjithe punen.
Me respekt, V.Duka.