Mark Frroku-familjarëve: Mos u trembni nga prangat e “kosit dhe llallës”

28 Mars 2015, 14:02Kronika TEMA

Ndërsa ka hyrë në sallën e gjyqit të Gjykatës së Lartë, Mark Frroku është përpjekur t’u japë kurajo familjarëve të shumtë që kanë qenë të pranishëm në gjykatë.

“Mos u trembni nga prangat e kosit dhe llallës”, ka thënë ai, duke ironizuar kështu kryeprokurorin Adriatik Llalla.

Frroku ka pyetur për shëndetin e familjarëve të tij, veçanërisht të babait, që është shqetësuar nga arrestimi i të birit.

Seanca për dhënien e masës së sigurisë për dy deputetët është bërë me dyer të mbyllura./b.l

9 komente në “Mark Frroku-familjarëve: Mos u trembni nga prangat e “kosit dhe llallës””

  1. TJ says:

    Kush eshte “kosi”?!

  2. bodeci says:

    Ketu ke te drejte.Bile shume.Po te qe per Llalen,ti mund te ishe dhe Kryeminister apo President i Shqiperise.

  3. Suferina says:

    Bravo i qofte! Pavarsisht nga akuzat qe bien mbi te, e ka kurajon te tallet me keta karnavale qe kane zaptuar drejtesine tone.

  4. Ilir Mborja says:

    Shteti lidh veten me pranga!
    Të shikosh njeri të prangosur, pothuajse gjithmonë, është diçka jo fort e këndshme. Kjo sepse, deri se sa të jepet vendimi i formës së prerë, i prangosuri mund të jetë dhe i pafajshëm. Gjithashtu, në çdo rast krimineli i supozuar është njeri, ka prindër, fëmijë, vëllezër e motra… Në shumicën e rasteve, këta familjarë janë krejt të pafajshëm për të përjetuar një skenë të tillë të shëmtuar. Kështu pamë edhe dy deputët Mark Frrokun dhe Tom Doshin që u sollën për të marrë vendimin për masën e arrestit të tyre në Gjykatën e Lartë. Marku, pas përshëndetjes së tij delirante me duart e prangosura lart, brenda në sallën e gjyqit tha vetëm dy fjali. Në ato dy fjalitë e tij “përshëndetëse” me familjarët, njëra ishte fyerje për Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla. “Mos u trembni nga prangat e Llallës dhe të kosit!” – iu drejtua ai familjarëve, pasi i pyeti për shëndetin e të afërmëve të tjerë që nuk gjendeshin aty…
    Ndërsa në rastin e deputetit tjetër Tom Doshi pamë skenën më të çuditëshme: Dora e djathtë e tij ishte e lidhur pas dorës së majtë të efektivit të policisë së repartit “Shqiponja”!.. Pse ndodhi kjo? Ç’ka bërë që u prangos edhe ai punonjës policie? Ku ndodh që shteti të lidhi veten me pranga bashkë me një të pandehur?

    1. bodeci says:

      Zoti Mborja.Nuk ka asgje te keqe.Bile kjo lloj mase eshte me e sigurt.
      Ty zyrtaret e larte te Ukraines para disa ditesh u arrestuan pikerisht keshtu.

  5. vlora 1912 says:

    Cfarre llumi na ka perfaqsuar ne parlament.

  6. D O K L E A T I says:

    CA TI BEJSHE:!?

    JOSEFINE TOPALLI E PERDORIN DERI SA E CVLERESOJNE. OLLDASHI U VRA. MELISE DODA AKUZOHET NGA PD SEPSE PERFAQESON VOTUASIT NE PARLAMENT E JO NE RRUGE.
    TANI MARK DOSHI DHE FRROKU AKUZOHEN NGA MAZHORANCA. EDI RAMA E KA RADHEN NESER.
    SHIQOI KOMBETAREN SHQIPTARE NE FOTOGRAFI . NJE PJES E KOMBETARES PARA XHAMIS ME HOXHEN. KOMBETARJA ESHT SHTET. SHTET I KOMBIT SHQIPTARE DHE JO I RELIGJIONIT. SIKURESE TE ISHTE KOMBETARJA E QEVERISE TE KOSOVES NUK ISHA CUDITUR. ESHTE QEVERI ISLAMIKE PA ASNJE TE KRISHTERE.
    NUK ESHTE DEMOKRACI VETEM SHUMICA. DEMOKRACI ESHTE KUR RESPEKTOHET PAKICA. JO RESPEKT I PAKICES DUKE MARRE VETEM SHERBETORE.
    SUKSESE POR JAM I DEMORALIZUAR

  7. xx says:

    Cecenat. Si ne 45′ si ne 95′ e si ne 2015 njesoj. Ngaterrestare, vrases dhe primitive te pandreqshem

  8. Arber Iliri says:

    Vertet serioze.Ky qenka vrases dhe trafikant qeniesh njerezore dhe deputet.Menyra si flet tregon eshte vertet kriminel dhe i rezikshem.Ate komisarin per ket pune e paskan vrare dhe ky duket eshte ne tave me te vellane.Duhet te hetohen edhe zyrtaret e larte te policise se kohes ne lidhje me kete skandal mafioz te madh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje