Zbardhet urdhër-ndalimi për Mark Frrokun: Mund të largohet nga Shqipëria

27 Mars 2015, 12:17Kronika TEMA

“Urdhër për ndalimin e të dyshuarit për një krim”. Kështu shkruhet në urdhërin e Kryeprokurorit Adritaik Lllalla për deputetin Mark Frroku.

Në dokumentin e Prokurorisë argumentohet nevoja për ndalimin e Mark Frrokut me dyshimet e arsyeshme se ai mund të largohet nga territori i Shqipërisë për tju shmangur ndjekjes penale.

Po kështu ky deputet akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale akuza për të cilat aktualisht është në proces gjykimi në këtë shtet.

Gjithashtu, sipas Ora News, në urdhërndalim saktësohet se e ngjarja e sajuar për qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale ndaj kryetarit të Kuvendit zotit Ilir Meta.

Cfarë shkruhet në urdhër ndalim

“Prokuroria e Përgjithshme regjistroi procedimin penal më 20 mars 2015 për akuzat: Kallzim i rremë, Deklarim i rremë para prokurorit dhe kanosja për deklarime a dëshmi, eskpertim ose përkthim të rremë, në ngarkim të Tom Doshit,Mark Frrokut dhe Durim Bamit.

Nga kryerja e veprimeve krijohen dyshime të bazuara në prova se ngjarja e pohuar nga shtetasi Tom Doshi publikisht si dhe e deklaruar më pas nga organi procedures ka qenë e sajuar prej tij, deputetit Mark Frroku dhe të dyshuarit Durim Bami me qëllim fillimin e paligjshëm të ndjekjes penale ndaj kryetarit të Kuvendit zotit Ilir Meta.

Në këto rrethana ndaj këtij shtetasi duhet urdhëruar ndalimi i menjëhershmë pasi qënia e tij e lirë mund të vërë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, kjo për faktin e pozicionit që mban si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, kapitaleve financiare që disponon si dhe duke iu referuar veprimeve të kunmdraligjshme dhe shoqërisht të rrezikshme që ka kryer. Rrezikshmëria shoqërore e tij mbetet e lartë.

Krahas rrezikshmërisë dhe sanskionet që parashikojnë veprat penale për të cilat dyshohet se ka kryer Mark Frroku, ky shtetas përvec aktivitetit politik dhe financiar që ka në Shqipëri disponon edhe lidhje të rëndësishme financiare jashtë Shqipërisë si dhe ka shtetësi tjetër vec asaj shqiptare.

Po kështu ky deputet akuzohet nga organet e drejtësisë belge për kryerjen e disa veprave penale akuza për të cilat aktualisht është në proces gjykimi në këtë shtet. Në këto kushte krijohen dyshime të arsyeshme se ai mund të largohet nga territori i Shqipërisë për tju shmangur ndjekjes penale.” 

5 komente në “Zbardhet urdhër-ndalimi për Mark Frrokun: Mund të largohet nga Shqipëria”

  1. Ajaxs says:

    Ne kete planet kudo qe te shkosh je i kapur.

  2. Denisa says:

    KRIMINEL I LINDUN!

  3. Shqiperia e Mark Frrokut says:

    Mark Frroku nuk ka asnje aresye te largohet prej Shqypniet:
    Vetem ne Albany, Mark Frroku asht Kryetar Partie
    Vetem ne Shqypni eshte Maxhorance Totale
    Vetem ne Shqiperi njihet direct me kryeministrin i cili e ka vendosur ne Listen e Fituese,
    Vetem ne Shqiperi eshte deputet
    dhe vetem ne kete vend mund te denohet vetem per Rrfim te Rreme!
    Ku te shkoj tjeter i gjori?

    1. Spartaku says:

      Mendoje se prokuroria ka te drejte qe ka nxier urdherin e arrestit per Frrokun.Argumentat qe jep ajo jane bindese dhe nuk ka te drejte asnje komentues ti kundershtoi.Ne qe komentojme ,i bejme aq sa kuptojme ose nga qe jemi pale me te akuzuarin.Po nga ana profesionalle kete gje e di vetem prokuroria dhe nuk kemi te drejte ti futemi ne kopetencat e saj.Ne kete raste ne prishim pune.Pramdaj ta lem prokurorine te beje punen e saj.

  4. illyrian says:

    A nuk i merrnit dot pasaporten ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje