Parkimet me koncension në Vlorë/ Prefektja: Do rishihet kontrata

28 Mars 2015, 11:34Kronika TEMA

Debatet mbi koncesionin e parkingjeve në Vlorë kanë sjellë reagimin e Prefektes së këtij qarku, Etjona Hoxha.

Duke e cilësuar koncensionin në kundërshtim me interesat e vullnetin qytetar, Hoxha tha se kanë nisur konsultimet e nevojshme me instancat më të larta juridike për të rishikuar apo revokuar kontratën koncesionare.

Sipas saj koncensioni është miratuar për procedurë dhe jo për përmbajtje. Ndërsa shtoi se Sekretarit të Prefekturës i është kërkuar dorëheqja për firmosjen e koncesionit.

Edhe deputeti i qarkut të Vlorës Koço Kokëdhima është shprehur kundër koncensionit, ndërsa deklaroi  se Qeveria po bën të gjitha gjitha tratativat e nevojshme për të mos lejuar vazhdimin e këtij koncesioni.

“Për koncesionin e parkingjeve në Vlorë, jam krejtësisht kundër. Me shumë sinqeritet nuk kam pasur asnjë dijeni për këtë gjë. Por as qeveria nuk ka pasur asnjë dijeni për këtë çështje dhe po bën të gjitha tratativat e nevojshme për të mos lejuar vazhdimin e këtij koncesioni.

Ka instrumenta qeveria që mund të ndërhyjë edhe në çështje që i ka marrë pushteti lokal. Ai është një koncesion që nuk prodhon avantazhe për qytetarët”. /gj.k/

10 komente në “Parkimet me koncension në Vlorë/ Prefektja: Do rishihet kontrata”

  1. fatmiri says:

    Dmth Shpetim Gjika do ti kerrej themelet qytetareve te Vlores para se te largohet, njesoj si Sali Berisha pas 23 qershorit qe e vodhi Shqiperine. Prokuroria te vazhdoje punen dhe gjykata ti jap denimin e merituar Gjikes se Vlora nuk eshte prone e tij, por e vlonjateve.

  2. a says:

    po pra Etjona, e paska bere mehmeti me koken e vet. Ti si Enveri qe nuk di gje. Apo duhet te promovohesh per ne Bashki dhe ta paska kerkuar partia qe te dalesh e te zbutesh popullin ? Pa merak se Vlora te njef mire…..

  3. Andreas says:

    Foli dhe kjo pakistanja? Si pak pas pilafit e tha fjalen e saj apo tani i dha urdher komisari?

  4. Ilirian says:

    Genjeshtare e poshter! Nuk ke pasur dijeni?! Si dalkan shkresa nga institucioni qe drejton pa dijenine tende dhe me vule?! Qenke e paafte! Pse del dhe flet tani pas kaq muajsh dhe jo ne kohen e firmosjes?! Qenke mashtruese! Sa turp! Ca i ke keto institucione o Rama?! Hajde rilindje hajde!

  5. Miri says:

    Me urdher te Kokedhierit ishi i Shpetim Gjikes i dhjeu mu ne mustaqe. Sipas ligjit vendimet e Bashkise firmosen nga prefekti dhe sekretari i prefektures. Nese ske firmosur ke pasur dijeni per kincesionin. Pse e lejovr sekretarin te firmoste? Rendesine e problemit e njihje. Apo mendove te vjedhesh disa leke dhe tia cosh xhepaxhiut qe ke ne shtepi. Bukur e keni bere, ti vjedh leket e shtetit dhe xhepaxhiu ( burri i prefektes) vjedh leket e qytetareve neper rruge. Familje hajdutesh. Turp i Vlores, kjo prefekte.

  6. Keshilli Bashkiak + Prefekture = Keshilli i Turpit dhe Hajduterise! says:

    Etjona nuk dinte gje! Vaj me det institucioni i Prefektit ku ka perfunduar. Drejtuesi i Institucionit nuk di se cbehet dhe se cfare firmoset nga vartesit! Po Sekretari i Prefekrtures pse firmosi ? Si do ta rishikosh aspektin procedurial kur institucioni i Prefektit kete verifikon perpara se te firmosi VKB-te? Kam nje “merak”: Sa njohuri juridike ka ai sekretari ne prefektur?
    Po socialistet ne KB si valle firmosen? Cfare duhet te na thote Evis Alushi me kete rast si Krye keshilltare, se jo per gje po na ka shpallur ambicien per kryetare bashkie?!
    Sa jane “shperblyer” anetaret e keshillit me kete rast? Po Rilindja cdo te thote ne fushte qytetareve te Vlores?
    Keshilli Bashkiak + Prefekture = Keshilli i Turpit dhe Hajduterise!
    Mjere populli per Ripjelljen!

  7. Eliona says:

    Foli Kokedhima dhe u ndje prefektja. Po ce do qe te dy folen pas 3 muajsh. Pse?! Sa turp! Turp t’ju vije! Dhe guxon e thua nuk dija gje po ja hedh sekretarit te shkrete. Ca skandali! Kjo eshte kryetarka e ardhshme e bashkise?!!! Dmth I tha Koqu “laje mutin me shurre se me duhet mua koncesioni dhe si shperblim do te bej une kryetare bashkie”. Ptuuuuuuu.

  8. prefektura vlore says:

    Prefektja e ka firmosur te nesermen e marrjes se vendimit nga bashkia. Pse nuk tregon me foto kontraten e koncesionit te pa firmosur prej saj. Ja pra qe eshte nje genjeshter ajo qe thote prefektja se nuk kishte dijeni. Kjo eshte prefektja e turpit te Vlores. Jep doreheqjen o njeri i piset. Vajmedet Rilindja ne dore te kujt e ka lene Vloren.

  9. Budallenjte e Vlores says:

    Ne, budallenjte e Vlores, te kerkojme falje ty moj Etjona, se po tregohemi shume te pa edukuar dhe leshko duke dyshuar ne sinqeritetin tend. Si valle mund ta firmosje ti kete pacavure ? As me sy hapur e as me sy mbyllur ti nuk mund te hidhje firmen tende si vetetime ne letrat e Petos. Por ne jemi mosmirenjohes ndaj Rilindjes dhe Kocos qe nuk te besojme ty. Aman o Etjona, na dil dhe kandidate per Bashkine qe te te votojme me sy mbyllur ne menyre qe te rregullojme gabimin e pare.

  10. erika says:

    gjynah se nga naiviteti e ka. po ske faj ti kur u ngrite nga llumi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje