73 punonjës të policisë kanë përfituar ngritje në gradën “Nënkomisar,me formim universitar pas përfundimit të kursit 5 mujor që përfshinte edhe praktikën Mësimore në Komisariatet e Policisë në Tiranë e në rrethe.
I pranishëm në ceremoninë e certifikimit drejtori i Policisë së shtetit Artan Didi tha se me këtë formim efektivet e policisë do të jenë në gjendje t’i shërbejnë denjësisht Policisë së Shtetit, sidomos në nivelin e oficerëve të policisë gjyqësore , të inspektorëve të Policisë Kriminale , por edhe të drejtuesëve të nivelit të parë drejtues të shërbimeve të rendit.
“Meqënëse në Policinë e Shtetit kishte një periudhë të gjatë kohe pa marrë gradën “Nënkomisar” dhe pa dalë drejtues të vijës së parë , konstatuam që jo vetëm kishte boshllëqe në funksione por edhe një pjesë e drejtuesëve të vijës së parë ishin tepër të plakur , gjë që nuk i mundësonte ata të kryenin ato detyra që i kërkonte koha dhe ato synime që ne kishim në këtë drejtim.
Unë jam i bindur se pa drejtues të vijës së parë nuk do të këmi Polici Shteti , sado që ne të mundohemi nga Drejtoria e Përgjithshme të nxjerrim akte normative, të nxjerrim akte me karakter administrativ, për të unifikuar veprimet për të standartizuar veprimet e policisë dhe sado që ne të mundohemi nëpërmjet diskutimeve apo prezantimeve të ndryshme të ndryshojmë modelin e policimit, atë nuk do ta bëjmë dot pa këta drejtues të vijës së parë të cilët do të fusin të parët atë frymë që përcillet nga lart dhe që është frymë e qëllimeve që ne i kemi vënë vetes, por njëkohësisht t’i përgjigjen edhe asaj pritshmërie që publiku ka ndaj Policisë së Shtetit”, theksoi Didi.
Në bazë të Programit Mësimor të miratuar nga Drejtori i Policisë së Shtetit, me kursantët e këtij kursi janë zhvilluar gjithsej 217 tema mësimore dhe 749 orë mësimore që përfshijnë 6 module si më poshtë :
• Për Modulin e Formimit të Përgjithshëm
• Për Modulin Juridik
• Për Modulin e Shkencave Ligjore.
• Për Modulin e Hetimit të Krimeve
• Për Modulin e Sigurisë Publike
• Për Modulin e Policisë Kufitare dhe Migracionit.
Në funksion të mësimit ishte dhe zhvillimi i Praktikës Mësimore në Komisariatet e Policisë në Tiranë e në rrethe.
Gjatë monitorimit të këtij proçesi u konstatua se nga drejtuesit e policisë vendore, Shefat e Komisariateve vartësit e tyre sipas linjave përkatëse u vlerësua dhe tregua seriozitet për realizimin e Programit të Praktikës.
Në funksion të saj janë zhvilluar 80 orë praktikë mësimore.
Gjatë periudhës 5 mujore të zhvillimit të kursit, me kursantët janë zhvilluar 12 provime modulesh dhe lëndësh si dhe Provimi Përfundimtar të parashikuara në Programin Mësimor.
Në përfundim të fjalës së tij Didi ka uruar punonjësit e policisë për gradën e fituar dhe detyrën e re që do të kryejnë dhe iu ka kërkuar që këtë detyrë ta kryejne me sukses dhe të vazhdojnë karrierën policorë nëpërmjert rezultateve të punës dhe nëpërmjet zhvillimit të aftësive profesionale dhe të atij agresiviteti që ata do të kenë për të arritur diçka më tepër sesa kjo që kanë arritur deri tani.
Në fund të ceremonisë është bërë edhe shpërndarja e Çertifikatave për të gjithë punonjësit që përfunduan këtë kurs.
Gjysmat e ketyre jan kelysh te Saliut.Te lumte Dididi
Keni nje foto te ketij kursi, shikojin sa “te rinje qe jane”! Ky eshte rinovim me 5 muaj kurs. Ca kuptimi ka te hapet universiteti pas pak kohesh!? Normal keto ishin dora e miqve, me pas do fillojne konkurimet e hapura te silit ANKAND se keto ishin te thirrur me telefon