Mijëra qytetarë shqiptarë, përfshi edhe ato nga Kosova, kanë mbërritur në Elbasan për të parë ndeshjen Shqipëri – Armeni e vlefshme për eleminatorët 2016.
Qyteti këtë të dielë është veshur me ngjyrat kuq e zi, ndërsa në rrugë nuk mungojnë tregëtarë ambulantë që tregëtojnë suvenire të ndryshme patriotike në këtë ditë, që siç shprehen ata “është një ditë e shënuar”.
Miqtë e ardhur në Elbasan janë entuzistë dhe besojnë për fitoren e skuadrës tonë kombëtare.
“Jemi të sigurtë që do të fitojmë këtë ndeshje, pasi De Bizi ka ditur të stërvisë një ekip të mrekullueshëm”, shprehen tifozët. Këtyre komenteve dhe këtij entuziazmi nuk i mungojnë edhe tifozët e ardhur nga Kosova. “
Kemi ardhur një natë më parë në Elbasan, dhe do ta ndjekim ndeshjen nga shkallët e stadiumit “ Elbasan Arena”, dhe jemi të bindur se do të fitojmë me Armeninë”, thonë ata.
Atmosferë festive në orët e paradites së të dielës ka pasur më së shumti në sheshin “Gensher” ku kompania”Digitalb Arena” ka gjallëruar atmosferën duke u dhënë zemër dhe forcë djemve kuqezi në këtë përballje futbolli, me organizimin e një koncerti festiv.
Me moton “Kuqezi je ti” sheshi kryesor i Elbasanit do të ndizet deri në minutat para fillimit të ndeshjes kur tifozeria do të zhvendoset drejt stadiumit.
Ndërkohë trajneri, i cili vetëm një ditë më parë mund të quhet trajneri më i ri shqiptar, Gianni De Biasi, këtë mëngjes ka marrë pjesë në meshën e Kishës Shën Piu i X, me besimin se kjo ndeshje do ti sjellë fitoren e kërkuar nga ai dhe ekipi që drejton.
Pasi ka marrë bekimin De Biasi i është drejtuar stadiumit për të diskutuar me lojëtarët përgatitjet e fundit.
KUQ E ZI.
Al vatan-Armenia 0:1 !
Demollari, Panajot Pano, Vasil Ruci, Perlat Musta! Kjo eshte kombetarja jone!
ISIS boys!
http://infokusi.com/lojtaret-e-kombetares-falen-xhumane-foto/
Tani qe ka marr bekimin ne kishe e kemi fitoren te sigurt.
Po kur ta prishe Nishani kishen, ku do te lutet De Biasi???!!!