Policia e Vlorës ndalon një vrasës me pagesë, ishte nisur të ekzekutonte 53-vjeçarin për 15 mijë euro

1 Prill 2015, 09:53Kronika TEMA

Policia e Vlorës ka ndaluar mëngjesin e sotëm një vrasës me pagesë, duke parandaluar një ekzekutim.

I arrestuari është Luka Sherifi.

Ai do të vriste 53-vjeçarin Lahe Jazaj.

Pas arrestimit, Sherifi ka pranuar se ishte paguar për ekzekutimin e Jazajt, për arsye gjakmarrje.

Ai ka thënë se do merrte 15 mijë euro për këtë vrasje.

Policia ndërkohë ka ndaluar edhe porositësin e vrasjes.

Bëhet fjalë për shtetasin Mersin Aliaj, ndërkohë që është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij, Ledion Muho./b.l

 

6 komente në “Policia e Vlorës ndalon një vrasës me pagesë, ishte nisur të ekzekutonte 53-vjeçarin për 15 mijë euro”

  1. poshte tradhetaret dhe fara e tyre! says:

    Me varje ne pazar!

  2. v.duka says:

    Z.prokuror dhe gjyqtare, policia ju ka lene ne dore nje arme te fuqishme per te ndaluar kete dukuri me permasa kaq te medha per nje vend kaq te vogel: ju ka dorezuar nje vrases me pagese por POR KRYESORJA EDHE PROSITESI PER VRASJEN Per tju prekur ne seder po ju theme se VRASESI EDHE KUR E KA KRYER AKTIN, ne vendin tone me nje varferi ekstremale, eshte me pak fajtore se porositesi, sepse ne vendin tone “fuqia punetore” kushton shume pak, pramdaj edhe kur nuk ka specialist, vrases PROFESIONISTE, mund te gjeshe te gatshem per cdo pune, sa te duash, ne mjediset problematike nga varferia e degjenerimi moral apo shendetesor. Duke folur me prane masave, pra ne gjuhen e tyre, ligjin, kur ai zbatohet, E KANE ME SHUME FRIKE ata qe kane para per te paguar per shkeljen e ligjit se sa te uriturit apo njerzit me probleme. Po nuk e besoni mund te kerkoni per sqarin kunsulencen e mjekeve perkates apo sociologeve.
    Ju kujtoj gjithashtu se zbatimi i ligjit eshte i sukseshem jo vetem kur denohen shkelesit e tij, por vecanerisht kur sherben per edukimin e masave se pari me efektet qe shkakton zbatimi i ligjit, sepse atehere ka vlere proverba: Vreshtat nuk u ruan ligji, por maliqi.

    Me respekt, V.Duka.

  3. nick says:

    paska evoluar dhe kanuni i lek dukagjinit, nuk te vret mo njeri me doren e vet per te marre gjakun, paguan ca lek, ta kryn tjeter kush punen.
    ku je o ti i madh, qe nuk duhesh permendur, cohu 5 minuta ta vesh ne rrjesht kete milet kam kum

  4. inxhenjeri says:

    Do rriten cmimet e ekzekutimeve po vazhduan keshtu

  5. Flamur_Vlore says:

    BRAVO O SHTET BRAVOOO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje