Shpërthen pusi i naftës/ Prefekti i Fierit: Situata e rëndë

1 Prill 2015, 09:25Kronika TEMA

Një pus nafte i kompanisë ‘Bankers Petrolium’ ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në fshatin Marinzë të Fierit.

Pusi i naftës nr.8 që shpërtheu ndodhet pranë zonave të banuara në këtë fshat, gjë që detyroi autoritetet lokale të evakuojnë disa familje.

Nga shpërthimi i pusit të naftës nuk ka asnjë person të lënduar.

Mësimi në shkollën e fshatit Marinzë është ndërprerë për shkak të gazrave që lëshon pusi i naftës. Pusi është ende aktiv dhe punonjësit e kompanisë ‘Bankers Petrolium’ po mundohen të vendosin situatën nën kontroll.

Nga shpërthimi i fuqishëm është bllokuar edhe rruga që lidh fshatin Marinzë drejt Fierit.

Prefekti i Fierit e ka cilësuar situatën të rëndë, ndërsa ka shtuar se po merren masa për evakuimin epopullatës.

Njoftimi i Bankers mbi Rrjedhjen e Pakontrolluar të Gazit nga një Pus në Marinzë

Sot në mëngjes në ora 6.00, kompania Bankers Petroleum Albania Ltd aktivizoi planin e ndërhyrjes për emergjencat në përgjigje të një rrjedhjeje të pakontrolluar gazi natyror në një pus kur po kryheshin operacione shpimi. Nuk raportohen të lënduar.

Gazi që ka rrjedhur është gaz i ëmbël dhe i padëmshëm megjithatë stafi operacional dhe i sigurisë i Bankers në bashkëpunim me qeverinë lokale, Albpetrol dhe policinë e shtetit ka marrë të gjitha masat paraprake duke përfshirë edhe evakuimin e menjëhershëm të banorëve në zonën e prekur.

Operacionet po vazhdojnë për ta ndalur pusin, për të kthyer banorët në shtëpitë e tyre dhe më pas për të filluar operacionet për pastrimin e zonës e prekur./gj.k/

4 komente në “Shpërthen pusi i naftës/ Prefekti i Fierit: Situata e rëndë”

  1. Siguria says:

    Zgjohuni ka vite qe itrondit shtepite e banoreve kerkimi i naftes dhe gazit aty.Vec kesaj ato toka te gjithe asaj zone deri ne Mallakaster nuk behen me per te mbjelle gje pasi jane helmuar deri ne palce.

  2. polisi says:

    po mir gjith ate naft e gaz qe paska ne fier le ti marin ata njerez lle ti coin ne nje vend tjeter munsisht tu bejn lle nanje vil falas gjith kjo pasuri lumsi neve lum shqiperia

  3. Dori says:

    Pse vetem ne Shqiperi plas pusi ore? Shume ide e mire. Po e ndertojme nje shtepi ngjitur me pusin e te presim ishalla te shpertheje qe te na japin nje vile.

    Po sikur te ike kompania c’behet? Do ta marri kompania shqiptare e do u jape 200,000 leke ne muaj + siguracione + benefite te tjera si Kanadezet? As behet fjale. Incidente ka sa te duash, duhet tolerance e mirkuptim nga te gjithe.

  4. Pelasgian says:

    Sa shume ju rruhet “shqipKARVE” per kte problem , shikohet nga komentet.

    T’ishte puna per fe , do kishin thirr edhe gjyshin 90 vjecar t’jepte mendimin e tij te pjerdhur per turqit , per islamin per k…rin !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje