Artan Didi mohon zërat për marrëdhënie të acaruara me Tahirin dhe se e detyruan të dorëhiqej

1 Prill 2015, 10:37Kronika TEMA

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka mohuar zërat se marrëdhëniet e tij me ministrin Saimir Tahiri kanë qenë të acaruara.

Ai thotë se dorëheqja e tij s’ka lidhje me marrëdhëniet me Tahirin.

“Nuk ka lidhje me atë”, thotë Didi për “GSH” shkurtimisht.

Këmbënguljes së gazetares për këtë çështje, ai i përgjigjet:

“E lëmë për një herë tjetër këtë çështje.”

Didi ndërkohë mohon gjithashtu edhe zërat se e kanë detyruar të dorëhiqet.

“Jo, nuk më ka detyruar njeri” thotë ai./b.l

4 komente në “Artan Didi mohon zërat për marrëdhënie të acaruara me Tahirin dhe se e detyruan të dorëhiqej”

  1. tironci says:

    Po pse cdo thote ky….me hoqen me dhune??

  2. hihihi says:

    te detyroi ndergjegjia

  3. Agimi says:

    Shume shpejt Artan Didi do zevendesoje ne qeli Artan Bajraktarin.

  4. m says:

    Po nuk iken njeri pa patur propozim per nje vend pune tjeter. Me cfare do e “mbaje” familjen ky nqs nuk ka te ardhura te tjera?????!!!!

    Diku tjeter qendron hileja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje