Shpërthimet e puseve të naftës në Fier, prefekti Bushaj: Situata është normalizuar, banorët janë kthyer në banesat e tyre

2 Prill 2015, 11:35Kronika TEMA

Një ditë pas shpërthimit të puseve të naftës në zonën e Patos- Marinzës, situata paraqitet e qetë. Prefekti i qarkut Fier Xhavit Bushaj, tha për TemA televizion, se situata është nën kontroll, dhe se banorët janë lejuar të rikthehen në banesat e tyre, pasi gazi që ka shpërthyer nuk ka qenë i dëmshëm. Ai tha se vëtëm dy banesa në këtë zonë janë të pabanueshme, të cilat janë demtuar pas shpërthimit të gazit.

Zoti Bushaj, si është gjendja sot në Marinzë?

Situata sot është normalizuar, është bllokuar presioni i gazit. Janë lejuar banorët të futen në banesat e tyre, me përjashtim të dy banesave të cialt janë të çara, dhe të ndotura nga avulli.

Po uji i pijshëm është ndotur?

Janë marrë masa për furnizimin me ujë të pijshmë për banorët, deri në një analizë më të hollësishme të ujit të pijshëm. Problemi i ujit të pijshëm është zgjidhur

Çfarë masash shtesë keni marrë?

Kemi ngritur komisionet në mbarë shtabin në njësinë vendore Kuman, për të verfikuar dhe për të vlerësuar më pas dëmet efektive që janë shkaktuar nga ky shpërthim.
Po a rrezikon rikthimi i banorëve në ambientet e tyre pas shpërthimit të gazit?
Banorët kanë marrë ndihmën e parë për tu qetësuar, dhe ai nuk ka qenë gaz helmues, dhe kjo na dha mundësinë të kthejmë njerëzit. Jemi me fat që ai nuk ishte gaz hidrokarburesh në të kundërt situata do të ishte shumë më e rëndë.

Taulant Halili

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje