Kompania Bankers Petroleum dëshiron të informojë banorët e Marinzës dhe opinion publik se ka vënë nën kontroll pusin që shkaktoi rrjedhjen e gazit sot në mëngjes në afërsi të fshatit Marinëz dhe se tani nuk ka asnjë rrezik imediat në atë zonë. Si masë paraprake Bankers ka vendosur që ta mbajë zonën e evakuuar rreth pusit në një rreze prej 200m me efekt të menjëhershëm.
Banorët e evakuuar më parë jashtë këtij perimetri prej 200 metrash mund të kthehen në shtëpitë e tyre, megjithatë nëse dëshirojnë mund të qëndrojnë në mjediset e akomodimit të siguruara nga kompania Bankers deri në një njoftim tjetër.
Bankers është duke bashkëpunuar me autoritetet vendore për të informuar dhe garantuar kushtet e nevojshme për ata banorë të cilët vazhdojnë të jenë të prekur nga ky evakuim dhe do të komunikojë përditësime të tjera kur të jënë të mundura nëpërmjet autoriteteve vendore dhe medias.
Inkurajojmë banorët të përdorin ujin nga stacionet e ngritura nga Bankers dhe autoritetet vendore deri në një njoftim të dytë.
Ministri i Energjitkes Damian .Gjiknuri i cili ishte sot paradite ne vendgjarje konfirmoi se këto janë fenomene që ndodhin në fusha të naftës por me rëndësi është që autoritetet shtetërore dhe kompania të bëjnë punën e duhur.
“Mbi të gjitha kompania e cila ka përgjegjësinë kryesore që përmes masave të posatshme të ju përgjigjet këtyre të papriturave që ka sektori hidrokarbur. Nuk ka vend për panik. Jam këtu për të garantuar se qeveria shqiptare ka gjitha strukturat në dispozicion dhe po i kërkon kompanisë që ka të gjitha kapacitetet të kryejë të gjitha operacionet e duhura që rreziku të shmanget sa më shpejt”, theksoi Ministri Gjiknuri.
Te dashur qytetar te zones se marinzes mos u besoni shume ktyre deklarimeve. Ne radhe te pare sote eshte 1 prilli kur kta genjejn 365 dit ne vite imagjino dot.
Pervec masakres natyrore qe eshte ber asaj zone me dramatikja eshte se me mijra vete kane vdekur ose vuajn na kanceri.
Nje krim dhe nje turp i madh per gjith qeverite shqiptare te pas viteve 90
I GJITHE UJI I MALLAKATRES ESHTE I NDOTUR SINE BRENDESI ASHTU EDHE NE HAPRIRAT KU AI RRJEDH , SE ATJE me vitra te tera KA VETEM SHTELLUNGA TYMI NE QIELL E QE BIE E GJITHA NE TOKE DHE UJE !
PYESNI SAZAN GURIN SE AI DI TE SPJEGOJE ME GJUHEN E SHKENCES E TE TEKNIKES !
I GJITHE UJI I MALLAKATRES ESHTE I NDOTUR SINE BRENDESI ASHTU EDHE NE HAPRIRAT KU AI RRJEDH DERI NE DET, SE NE KETE ZONE me vitra te tera KA VETEM SHTELLUNGA TYMI NE QIELL E QE BIE E GJITHA NE TOKE DHE UJE !
EDHE AJRI QE THITHIN ESHTE I NGOPUR ME HELME SHUME TE RREZIKESHME DHE ME PASOJA TE TMERRSHME PER JETEN E SEJCILIT BANOR APO PUNONJES TE ASAJ ZONE !
PYESNI SAZAN GURIN SE AI DI TE SPJEGOJE ME GJUHEN E SHKENCES E TE TEKNIKES !