FOTOT/ Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Londër, iu sekuestrohen 14 kg kokainë

2 Prill 2015, 16:26Kronika TEMA
FOTOT/ Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Londër, iu

Tre shqiptarë janë arrestuar dhe dënuar në Londër pasi u kapën me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Mirsad Brahimi 28 vjeç, u kap me 14 kilogramë kokainë të fshehur në bagazhin e makinës së tij.

Gjithashtu u arrestuan edhe Bledar Doka 32 vjeç, i cili e furnizonte me lëndën narkotike si dhe Brunilda Krasniqi 35 vjeç, për pastrim parash dhe mashtrim.

Brahimi u arrestua në fillim të marsit dhe në datën 13 mars 2015 u dënua me dhjetë vite burgim.

Sasia e kokainës kishte një vlerë rreth 2 milionë paund.

Pas kontrolleve të bëra në banesë policia gjeti edhe 15 mijë paund të fshehura në mikrovalën e tij.

Bledar Doka i cili mbante identitet të rremë u dënua me 18 vite burg ndërsa shtetasja shqiptare Brunilda Krasniqi me tre vjet burg.

 

Mirsad Brahimi

Bledar Doka

3 komente në “FOTOT/ Shkatërrohet rrjeti shqiptar i drogës në Londër, iu sekuestrohen 14 kg kokainë”

  1. tfgs says:

    keta fytyra jane turkoshaket e muftiut te Prizerenit,nuk i lidh asgje me shqiptaret…………..pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkkkkkkkkk!

    1. the voice says:

      po ik ore ti je vkkkkk kokrra legenit

  2. vlora1912 says:

    A kta Anglez te poshter, po pse i kapet mund te ishin bere Deputet ne te ardhmen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje