Shkatërrohet grupi i shpërndarjes së heroinës në Tiranë, 9 të arrestuar

3 Prill 2015, 17:10Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion i cili ka çuar në arrestimin e 9 personave dhe shpalljen në kërkim të 2 të tjerëve të dyshuar si shpërndarës të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë, në kryeqytet

Seksioni për Narkotiket në Drejtorinë e Policisë Qarkut Tirane, në kuadër të procedimit Penal me metoda speciale te Hetimit Nr.259 i vitit 2013 në bashkëpunim me Prokurorinë për krimet e Rënda Tiranë është dokumetuar aktiviteti kriminal i shitjes se narkotikeve.

Operacioni i koduar “Qiraja” çoi në arrestimin e:
1. Ilia Elezi i datelindjes 18.10.1958 banues Tiranë

2. Grigor Baloshi i datelindjes 04.09.1962 banues Tiranë

3. Gjergj Kolvani i datelindjes 19.11.1970, banues Tiranë

4. Blendi Spaho i datelindjes 18.07.1976, banues Tiranë

5. Gentian Hoxha i datelindjes 16.04.1983 banues Tiranë

6. Armando Dangëllia i datelindjes 26.01.1977, banues Tiranë

7. Myzejen Nuzi e datelindjes 06.02.1978, banuese Tiranë

8. Feliks Dangëllia i datelindjes 02.09.1983, banues Tiranë

9. Megi Maknori e datelindjes 06.06.1993, banuese Tiranë

Po punohet për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim B.M dhe R. U të cilët rezultojnë të jenë pjesë e këtij grupi kriminal.

Gjatë hetimit të këtij procedimi janë proceduar edhe 6 persona të tjerë.

Gjatë finalizimit të këtij operacioni u sekuestruan 2 automjete me të cilat kryhej aktiviteti kriminal i shpërndarjes së lëndëve narkotike, një sasi prej rreth 300 gramë lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, një peshore rreth 10 gramë metadon, 16 telefona celulare dhe karta telefoni, shuma prej rreth 1.000.000 lekë.

Ky grup kriminal aktivitetin e tij e shtrinte ne qytetin e Tiranes në zonën e Kombinatit, Unaza e re, Yzberisht, parku i Autobuzave, si dhe në qytetet Durrës, Fier dhe Vlorë.

3 komente në “Shkatërrohet grupi i shpërndarjes së heroinës në Tiranë, 9 të arrestuar”

  1. Tarrasi says:

    Mos u merzisni sapo te kaloje ceshtja ne gjykate te gjithe do shpallen te pafajshem dhe do marrrin demshperblim per kohen qe kaluan ne paraburgim dhe per fyerje te personalitet.

    Drejtesia eshte e njelloj per te gjithe nen ligjin “Rrofshin gjykatat te gjithe ata qe skane leke apo pushtet do te denohen pa meshire.”

  2. Nesti Benja says:

    Hallall!!!
    Ardian Çipa per drejtor te pergjithshem! Prit emerimin neser perderisa ka nje lajm nga drejtoria e Tiranes mas hik e pirdhu vjetesh

  3. Zeni says:

    Kot qe arrestohen, derisa s’po arrestohet frymezuesi kryesor ligjvenes Kokedhima..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje