Pafajësia e Frrokut/ Prokuroria: Vrasja e provuar, brenda javës ankimojmë vendimin

4 Prill 2015, 13:05Kronika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme do të apelojë vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda që i dha pafajësinë Arben Frrokut, i akuzuari kryesor i organit të akuzës për vrasjen e Kryekomisar Dritan Lamaj.

Prokuroria e Përgjithshme deklaron se vendimi do të apelohet brenda javës duke kërkuar rikthimin e biznesmenit në burg.

Zyra e Shtypit pranë Prokurorit të Përgjithshëm ka reaguar duke thënë, se akuza nuk komenton vendimin e gjykatës por brenda javës ata do të apelojnë këtë vendim pasi provat dhe dëshmitë e depozituara në gjykatë faktojnë vrasjen e kryer nga Arben Frroku.

Këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm Albi Seriani sqaroi se sapo gjykata të japë vendimin e arsyetuar,  atëherë nga organi i akuzës do të ketë dhe një qëndrim zyrtar për pafajësinë e biznesmenit.

Pas 48 seancash gjyqësore, Arben Frroku i cili dyshohej për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj fitoi pafajësinë.

Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në cilësinë e kryesuesit të 5 gjyqtarëve në seancën pranë krimeve të rënda, Dritan Hallunaj paraqiti vendimin q rrëzonte provat e Prokuorisë.

Ndër të cilat ishin dëshmia e personit të mbrojtur, eksperimenti kohor, përgjimet telefonike, alibinë se Frroku ndërroi makinë pas vrasjes pretendim i akuzës si dhe me ekspertin e 21 janarit Ndoc Çardaku u rrëzua dhe prania e elementëve të qitjes gjetur na pallton e Frrokut. /gj.k/

2 komente në “Pafajësia e Frrokut/ Prokuroria: Vrasja e provuar, brenda javës ankimojmë vendimin”

  1. shqip says:

    Prokurori qe ka ndjek kete çeshtje, cilido te jete duhet te largohet, nuk eshte per kete pune.
    Gjykates i duhen prova jo llafe per te vertetuar vepren e vrasjes.

  2. aqifi (po i verteti ama) says:

    E nderuar redaksi! Prokuroria nuk kerkoi rikthimin e “biznesmenit” ne burg, por rikthimin e protektorit, kumarxhiut, fshehesit te taksave, padrinos qe porosit vrasje, etj. Mos ja ulni meritat Frrokit te madh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje