Zbulohen municione luftarake aktive, që i përkasin Luftës së Dytë Botërore. Municionet janë zbuluar nga eksploruesit në liqenin e Pogradecit.
Sipas ekspertizës, predhat dhe minat rezultojnë të jenë aktive duke shkaktuar një rrezik mjaft serioz për jetën e banorëve por jo vetëm.
Predhat dhe minat janë zbuluar nga eksplorues shqiptaro-maqedonas.
Eksploruesit po fotografojnë zonat me prani predhash dhe minash për ti paraqitur me pas ministrive të linjës,asaj shqiptare dhe maqedonase me objektiv pastrimin e liqenit nga këto municione luftarake.
Prania e predhave në këtë liqen pranohet edhe nga kryeinspektori i mjedisit të qarkut të Korçës, Aleksandër Çela. /gj.k/
Liqeni i Ohrit ka nje siperfaqe te madhe,zonat qe kane municione te luftes se dyte botrore,jane zona Lin-Pogradec,municione qe dallohen dhe nga njerez jo specialist.
Liqeni eshte “zgjedhur” si zona me e sigurte,ku municionet nuk kane kontakt me njerzit.
Nuk perjashtohet prania e municioneve te 97-es !